Cilësia e rrugëve, Shqipëria lë pas Serbinë e Maqedoninë e Veriut – Studimi i GPS e rendit vendin tonë pranë Italisë dhe Greqisë

7 Shkurt 2024, 21:00Sociale TEMA
Cilësia e rrugëve, Shqipëria lë pas Serbinë e

Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cilësisë së tyre. Në këtë konkluzion kanë dalë Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në studimin e tyre të titulluar “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, janë përfshirë cilësia e rrugëve, numri i vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike.

Studimi merr në analizë 60 shtete dhe vlerësimi i cilësisë së rrugëve varion nga 1, që nënkupton rrugë ekstremisht të pazhvilluara në 7 që konsiderohet rrugët më efficente dhe si rrjedhojë janë mes më të mirave në botë.

Sa i përket Shqipërisë, nga studimit rezulton se vendi ynë renditet në vendin e 33 mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas Serbinë, cilësia e rrugëve të së cilës vlerësohet 2.9 duke u renditur në vendin e 44.

Po ashtu, Shqipëria lë pas edhe Maqedoninë e Veriut, cilësia e rrugëve të së cilës vlerësohet me 3.4. Në studim nuk janë përfshirë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore.

Ndërkohë, në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet shumë pranë Italisë dhe Greqisë, cilësia e rrugëve të së cilave është e njëjtë, me vlerësimin 4.3.

Në vend të parë në këtë renditje të cilësisë së rrugëve janë Emiratet e Bashkuara Arabe me 6.6, Austria me 6.3 dhe Singapori me vlerësimin 6.1 për cilësinë e rrugëve.

2 Komente

  1. f
    foshnja

    Me cilesi rrugesh ju nenkuptoni vetem gropat, se sa per sinjalistike, gjeresi, apo nderthurje ato rruge meritojne zero. Dhe mos imagjinoni vetem dy autostrada por te gjithe rrjetin rrugor

    1. 1
      111

      Normal qe jemi para Serbise se ata kane investuar ne hekurudha

      Lini një Përgjigje