“Air Defender 23”, priten vonesa e anulime fluturimesh në Shqipëri

12 Qershor 2023, 10:48Sociale TEMA

“Air Defender 23”, priten vonesa e anulime fluturimesh në

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se për shkak të “Air Defender Europe 23” priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë në Europë “Air Defender 23”. 

Manovrat ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s do të zhvillohen gjatë periudhës 12-23 Qershor, ndërsa disa zona fluturimi në Europë do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil.

Institucionet e linjës si Eurocontrol, Autoritetet e Aviacionit Civil, Albcontrol dhe Aeroporti i Rinasit thotë se po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.

Stërvitja e NATO-s “Air Defender 23” përfshin 25 shtete me mbi 10 mijë trupa dhe 220 avionë. Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949.

Lini një Përgjigje