VIDEO: Me polifoni gjirokastrite, Rama jep lajmin e bukur mëngjesin e kësaj të diele

11 Qershor 2023, 09:24Sociale TEMA

VIDEO: Me polifoni gjirokastrite, Rama jep lajmin e bukur mëngjesin e

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një lajm të bukur për të gjithë shqiptarët.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ai ka njoftuar rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.

Teksa në sfondin e videos dëgjohet një polifoni gjirokastrite, Rama ka theksuar se qyteti i gurtë do të jetë me shumë ngjyra, ritme dhe këngë e valle.


“MIRËMËNGJES 

dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar ai krahas videos.

2 Komente

  1. Y
    Yyyyyp Xhixhi

    Kenga labce nuk eshte e grupit te gjirokastres por edhe e grupit Jehona Labe e Vlores. Nejse, lajm i bukur rikthimi festivalit, mban gjalle vlerat tona kombetare. Suksese.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nena e

      0rrofshe sa malet o skender beu shqiperise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje