Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u përballur me sulmet kibernetike

10 Qershor 2023, 20:56Sociale TEMA
Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u

 

 


Vetëm pak kohë më parë, Shqipëria pësoi një sulm të fortë kibernetik, ç’ka ngriti alarmin e vendeve aleate të NATO-s pasi besohej se pas tij qendronte Irani. Prej asaj dite, duket se Shqipëria ka rritur ndjeshëm forcat e saj në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ngritur një “mur” të padeportueshëm nga sulme të ngjashme.

Prej disa ditësh, Bashkimi Europian organizoi një trajnim dhe stërvitje me ekspertë të njohur europian me ekipet e vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Stërvitja kibernetike 4 ditore, e organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike të Estonisë (eGovernance Academy), CybExer Technologies u ndoq nga autoritetet më të larta vendase, e madje nga dy presidentët, Bajram Begaj i Shqipërisë dhe Alar Karis I Sllovenisë.

Në fund të trajnimit, ekspertët europian organizuan një test, duke simuluar një sulm kibernetik për të parë performancën e ekipeve të rajonit në përballje me të. Ekipi shqiptar doli i pari duke treguar aftësi profesionale dhe organizative në përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm kibernetik në përballje me ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI, znj. Mirlinda Karçanaj, shprehu mirënjohjen për ndihmën e aleatëve perëndimorë dhe vlerësoi ekipin shqiptar. Ajo tha se aftësitë e ekipit shqiptar dhe kapaciteti i Shqipërisë janë rritur pas punës së madhe të kryer nga institucionet.

Karçanaj falenderoi ambasadoren e BE-së në Tiranë, që bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti, partnerët europianë e amerikanë që po e mbështesin Shqipërinë, si dhe lavdëroi punën e AKCESK për vendosjen e standardeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike, me ndihmën e eGovernance Academy e cila ka dhënë mbështetje në hartimin e kuadrit ligjor si dhe këshillim mbi menaxhimin e sigurisë kibernetike ne sektorin privat. Ajo nënvizoi se pas sulmit të sofistikuar ndaj Shqipërisë vitin e kaluar i sponsorizuar nga një shtet jo dashamirës ndaj vendit tonë, këto simulime janë të rëndësishme për rritjen e aftësive të ekspertëve tanë.

7 Komente

  1. A
    Arzt

    Lot

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh cu kenaqem

      Thjesht nuk duan. Hahahhahahahhaaaaaaa ???? Keta solmijne veten me sa duket! ???? Hahhahahahaahahahhaaa

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bac u kry

      Fiks si ne vititn 1989 kur shoku Ramiz shpalli krijimin e arëzave dhe tufëzave dhe fituam cmimin e pare ne bote per ushqimin. Vazhdo Komamdant Edi se loqet skuptojne gje. Thuaj qe patatja eshte edhe buke, edhe gjelle edhe mish edhe sallate me fruta….

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neutrino

        Bullshit.

        Përgjigjjuni
        1. W
          WuTang Clan

          po car shkruani o loqet e temas. Shqiperia ekipi me i mire kundra sulmeve kibernetike ! Ca keni tymosur keshtu oooo Mero kokebytha te dhjefsha gazetaret qe mban verdalle

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora.Vlora

            Ore po tallni karrin ,shqiperise i vodhen gjithe te dhenat , i ulen breket ne fund te kembeve dhe kjo per faje te AKSHIT,dhe kjo letyra Karcanaj duhet te ishte ne burg .shish akshi jane te gjithe te shitur ,duhen spastruar njehere e mire.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shigjetari

              Ore po Alar Karis eshte President i Estonise, jo i Slloveniseeeee...a jeni ne rregull apo jo...!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje