Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23 vite

10 Qershor 2023, 20:10Sociale TEMA

Gruaja gjermane që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë

Hilda Xhoja, prej 23 vitesh jeton në qytetin e Beratit. 73-vjeçarja gjermane tregon për Euronews Albania arsyet e shpërnguljes ne Shqipëri.

Ajo ka lindur ne Hamburg të Gjermanisë dhe është martuar në Itali 73 vjeçarja. Megjithatë Berati do të ishte shtëpia e saj.

“E bleva shtëpinë 23 vite më parë këtu në Berat, isha nga ana e Goricës e pashë dhe thashë që ky është një qytet i mrekullive dhe do jetë i famshëm si Venecia”- tha Hilda Gioia.

Berati ishte një dashuri me shikim të parë për 73 vjeçaren.

“Vendosa të jetoj në fillim për klimën, për ushqimin sepse këtu akoma hahet shumë shëndetshëm dhe këtë shumë pak persona e dinë” –shtoi ajo.

Në Berat ka arritur të gjejë dhe një punë që lidhjet me pasionin e saj, antiken. Ajo merret me tregëtimin e objekteve dhe veprave që datojnë që në shekullin e 18-të.

“Zgjodha të punoj me z. Mirel, është pasioni im dhe i dua objektet antike, edhe ne Itali në vilën time i kam blerë të gjitha objektet antike”, nënvizoi ajo.

Në Berat ka gjetur çfarë ka kërkuar dhe ëndërruar gjithmonë. Ndaj ajo ka dhe një kërkesë për autoritetet shqiptare.

“Tani dua të kërkoj nënshtetësinë shqiptare sepse më kanë thënë që kam të drejtë ta fitoj nga prona, edhe në periudhën e Covidit italianët nuk mund të hynin në këtë vend, ndërsa unë i tregova dokumentin që kam prona këtu , një shtëpi dhe policia më lejoi” – përfundoi gjermania.

Hilda tregon se do të vijojë të jetojë në Berat dhe pse jo t’u tregojë dhe miqve të saj italianë, mbi bukurin e këtij qyteti.

8 Komente

  1. B
    Badjava

    Jo nuk ta japim...ta nxim dhe ne jeten si na e nxini ju neve. Hahaha...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      Cojani bajromit ket rast ti japë pashaportën se per gjo tjetër nuk është

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        "Ajo ka lindur ne Hamburg të Gjermanisë dhe është martuar në Itali 73 vjeçarja. Megjithatë Berati do të ishte shtëpia e saj"??????? ???????!!!!!!!!Allahu Akbar.....ci bon shqipes Mero Abazi....lol = Dhe shqiptaret nuk dine shqip....Ndoshta Hilda flet dhe shkruan me mire...

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gino

          Auslander rauhus,,,,fuck you germans

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            E kuptoni mer Turk-Arnauta sa vler i jep trashegimia Orthodhokse Beratit ???

            Përgjigjjuni
            1. K
              KATUNDARI

              E kuptoni o Shqiptare se Shqiperia ngadal ngadal do te kthehet ne azil pleqsh per tere Europen.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KATUNDARI

                E kuptoni o Shqiptare se Shqiperia ngadal ngadal do te kthehet ne azil pleqsh per tere Europen.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zana

                  Eh si o dynjaja. Ca ikin , ca vijne. Allah Allah..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje