Shqipëria po plaket, raporti i INSTAT: Në 2023, 1 në 4 persona është mbi 60 vjeç

8 Qershor 2023, 22:10Sociale TEMA

Shqipëria po plaket, raporti i INSTAT: Në 2023, 1 në 4 persona

Shqipëria po plaket. Aktualisht 1 në 4 persona në vendin tonë është mbi 60 vjeç.

Raporti vjetor i INSTAT ka treguar se personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011, kur u krye censi i fundit për popullsinë.

Në vitin 2001 kjo grupmoshë zinte vetëm 11% të totalit të popullsisë. Në fillim këtij viti në të gjithë vendin ishin 649.610 persona nga 449.061 që ishin në vitin 2011.

Bumi i lindjeve në vitet 1960 po sjell rritje të shpejtë të pensionistëve këtë dekadë teksa popullsia në moshë pune po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe norma e lartë e migracionit.

Me ritme të shpejta po rriten edhe personat mbi 80 vjeç që konsiderohet popullsia shumë e plakur. Numri i tyre arriti në 90.543 me 1 janar 2023 dhe zunë 3.3 për qind të popullsisë totale.

Struktura e popullsisë në favor të moshave të vjetra lajmëron probleme në të gjitha aspektet. Skema e pensioneve do të vihet në vështirësi në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet dhe kontribuuesit do të rrudhen nga rënia e forcave të punës.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.

Në vitet e mëtejshme raporti kontribues/përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike.

2 Komente

  1. N
    Nardi

    Ska problem se na bie Komandanti Suprem njerez nga Bagladeshi dhe leshon Meron te na mdushi mendjen se sa gje e mire eshte,deri sa te shuhemi si komb.Te rinjte po hikin sikur te jete lufte por Komandanti nuk ka fare faj qe njerezit marin akoma ushqime me liste.

    1. G
      Genti

      A ka vajt 5000 EUR m katror ne Tirane? Ai esht zhvillim i mirfillte, i prekshem jo kto. Hajde vec perpara me vila 1 milion euroshe dhe apartamente luksoze me infrastrukture jashte-tokesore. Bravooooo Rilindja

      Lini një Përgjigje