Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e sigurimeve

8 Qershor 2023, 22:00Sociale TEMA

Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e

Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të dukshëm është portofoli i kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo automjet shqiptar që del jashtë kufijve.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se Produkti Karton Jeshil në muajt e parë të këtij viti pati një rritje prej 10.84% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.69% krahasuar me muajin  janar-prill  2022. Rritje ka shënuar edhe produkti tjetër, sigurimi kufitar, megjithëse jo në nivele kaq të larta.

Produkti Sigurim Kufitar, sipas AMF, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje 8.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar-prill  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 17.98%.

Ndërkohë që rritje ka shënuar për këtë viti gjithë portofoli i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-prill  2023 arritën rreth 3,636 milionë lekë, ose 9.06% më shumë se në muajin  janar-prill  2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje prej 8.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill  2023 kapën vlerën 6,8 miliardë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill  2022. Gjatë muajit janar-prill  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225  me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.(Lorenc Rabeta)

3 Komente

  1. g
    gjergji

    Ankohen se vujne per buken e gojes,nuk kan para per asgja,nuk dine se ku ti marrim paret,nuk ka pune e te tjera mashtrime te perditeshme nga shqiptaret.Poor restaurantet plot e perplot bile te presesh ne rradhe te drekosh apo darkosh ne fund jave.Pushime pafund (tri here ne vite) ne pranvere,pushimet verore e pastaj dimrore.Tani trend masiv i ri :pushimet jashte Shqiperis) me krociere te fameshme norvegjeze(takova aty shume shqiptar afersisht 30 vete) Mire ne qe banojme jashte e shume rradhe na takon te bejme te tilla pushime,po shqiptaret kombi me i varfer e me i pashkolluari i Europes me te tilla shpendezime te "forta" Kujt ti besojme realitetit apo genjeshtrave e mastrimeve shqiptare ?

    1. S
      Shqiptar

      Shqiperia 2.6 Milione banore (Brenda kufijve): 1. Ti ke takuar 30 vete dhe e extrapolon per 2 500 000 dhe pastaj akuzon shqiptaret per mugres shkollimi 2. Vete thua jeton jacte dhe pastaj thua qe te presesh rradhen per dreka e darka por harron te thuash vjen ne vere kur popullsia e Shqiperise shtohet me 20% me rresh 600 000 qe vijne per pushime te huaj. Dhe akoma ben gam gam si Shqiperia venti me i pashkolluari i Europes. Anglisht meqe te kemi te huaj quhet "projection". Perdor ate shkollimin tend te perkryer ta kuptosh cafre eshte. 3. Pushimet ne Shqiperi bene 1-2 ore larg qendrave te banimit (Durres, Vlore, Malesi e Madhe, Korce) dhe nuk blihen bileta me cime ekstorcionale 4. Nqs shikon (kthehu 1) 100, 1000, apo 10 000 neper Europe nuk do te thote qe 2 490 000 nuk jane te varfer Ngele klasen o Gjergj koqe kandari

    2. A
      Asd

      Te dy keni te drejte. Ja statistikat e mia te bazuara asgjekundi pervecse ne intuiten e njohjes se vendit ku jetoj. Ne Shqiperi jane 500 familje shume te pasur, 80.000 me te ardhura familjare 30.000-50.000 euro/vit (pronare te hoteleve, restoranteve, qiramarres), 150 mije familje (rrogetare) me te ardhura nenmesatare (8000-12.000 euro/vit), 150 mije me te ardhura nenmesatare nga biznesi i vogel (8000-20.000), 600 mije pensioniste te varfer, 600-700 mije fshatare qe nuk kane likuiditet (para cash) por kane produktet qe prodhojne vete (raki, qepe, ullinj, fasule), 200 mije jane shume te varfer qe nuk kane te ardhura te vazhdueshme, 30 mije vuajne per buken e gojes. Te gjitha shtresat spalmohen (lyhen) me remitancat rreth mesatarisht 60 euro per familje. "Pikon" gjithashtu edhe krimi nga veprimtaria e te cilit perfitojne familjet, te punesuarit e tyre dhe nderveprrimet me bizneset. Kemi gjithashtu 600 mije shqiptare qe vijne ne vere dhe rrisin te ardhurat tregetare te bizneseve te vogla dhe ne fund ...turistet. Pozitive eshte tendenca e forte e shqiptareve qe te permiresojne cdo aktivitet. Kjo do te thote qe cdo gje ndryshon me dinamizem...bashke me statistikat. Kjo eshte arsyeja qe nuk kuptojme pse here shqiptaret duken te varfer e here te pasur.

      Lini një Përgjigje