Maturantët iu nënshtruan ditën e sotme provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teksa më herët është zhvilluar dhe ai i gjuhës angleze. Provimi i radhës është ai i matematikës me 13 Qershor dhe më pas provimi i lëndës me zgjedhje, 6 ditë më vonë.
Këtë vit janë gjithsej 30 mijë maturantë që po i nështrohen provimeve të Maturës Shtetërore, një numër ky shumë herë më i vogël në krahasim me 5 vitet e fundit.
Në vitin 2018, janë testuar rreth 37 mijë maturantë. Një vitë më pas në 2019 ky numër është ulur në 35 mijë e 400 maturantë.
Në vitin 2020 numri i maturantëve që i janë nënshtruar provimeve të maturës ka qenë 33 mijë, që tregon sërish rënie në krahasim me vitin paraardhës.
Në 2021, 34 mijë maturantë kanë kryer provimet e maturës, ndërsa në vitin 2022 ka pasur 1 mijë maturantë më pak.
Ndërsa këtë vit ky numër ka rënë edhe më shumë duke shkuar në 30 mijë maturantë me rreth 3 mijë më pak se një vit më parë.
Dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në uljen e numrit të maturantëve janë rënia e numrit të lindjeve dhe largimet masive nga vendi.
Kjo eshte bomba me e madhe e shoqerise shqiptare. Kur largohet rinia te cilet jane ata qe do kontribojne mbas 10vitesh ne ekonomin edhe te ardhmen e Shqiperis. Ndersa Edvini nuk shqetesohet per kete gje vendi yne braktiset. Por edhe oligarket e famshem qe nuk bejne asgje per te motivuar rinine. Une besoj se ata jane te kenaqur qe mbas 10vitesh te jene duke shijuar milionat e tyre te rethuar vetem Nga indianet apo aziatike. Aty do e shofin demin e pakthyeshem qe i ben ketij vendi edhe harrojne qe milionat apo miliardat si marrin dot me vete ne varr.