Jo më emigrantë sezonalë apo për një kohë të shkurtër disa vjeçare. Shqiptarët tani po lënë vendin bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.
Ekspertët i lexojnë në këtë mënyrë shifrat e publikuara nga INSTAT. Ky trend faktohet edhe nga rikthimet e ulëta nga kurbeti, të përgjysmuara krahasuar me vite më parë.
Teksa me 46 mijë të larguar në 2022-in, emigracioni regjistroi nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit, rikthimet ishin ndër më të ulëtat historike, me vetëm 14 mijë raste.
“Bazuar në statistikat zyrtare, rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 individë.
Thënë ndryshe, nga Shqipëria gjatë vitit 2022 si të plotë, çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë”, shprehet Teuta Nunaj, eksperte emigracioni.
Këto shifra sipas Nunajt, pritet të ndikojnë në shumë sektorë negativisht. Largimet flasin për gati 12,500 më pak në vetëm një vit.
Por shifrat sipas ekspertëve janë edhe më të larta, teksa këto të dhëna i referohen vetëm statistikave publike dhe jo një censi të mirëfilltë të popullsisë, që pritet të realizohet në vjeshtë.
Rama ecën me hapin e kërmillit për t'u zgjidhur problemet, ndërsa shqiptarët nuk presin më, ecin vetëm përpara, nuk kthehen më pas.
Ngaqe Rama ngre vetem rogat e zyrtareve te tij dhe popullin e detyron te haje bar, ndaj njerezit ikin , se gjendja po behet hale fare aty
Bote e lire...ikin shume, disa vijne, te huaj vijne gjithashtu etj .. Ca ka ketu? E bukura eshte qe, shume nga keta qe ikin, qe te ndjehen mire atje, shajne sa me shume vendin e tyre ..???????? Nuk me rezulton nje greket ( qe ikin gjithashtu) te shajne veten.. Jemi race interesante...por sidomos shume patrioteeee????
kulmi i patriotizmit per shqiptaret eshte kur ben simbolin e shqiponjes...por vetem kaq ama....
Te shash Shqiperine ,shtetin jo vendin dhe drejtuesit e saj eshte me e pakta qe mund te bejn miliona shqiptare qe u detyruan te len vendin e tyre. Ke fytyre te krasahosh shtetin shqiptar me shtetin grek? Nese shteti shqiptar do bente aq sa ben shteti grek per njerzit e tij shqiptaret nuk do largoheshin kaq masivisht. Ne proporcion me popullsine shqiptaret kan % me te larte te emigrimit ne BOTE! Dhe me e keqja eshte qe Shqiperia nuk po perjeton as lufte civile, as lufte me ndonje shtet tjeter, as katastrofa natyrore por perjeton VIRUSIN DHE KANCERIN politiko-shoqeror te quajtur Edi Rama,Sali Berisha, Ilir Meta,Lulzim Basha e shume te tjere.
100% dakort! Keta komentues "patriote" ketu nuk e kuptojme qe nuk shajme kurre Shqiperine. Shqiperia eshte mrekulli! Nese ne qe kemi ikur me dakada me pare shajme, shajme qeverite dhe ata njerez ne Shqiperi qe vetem vjedhin dhe vrasin. Nese ndonjeri preket, mbase ben pjese ne kete grup. Nese jo, nuk e kemi me ty or mik sepse ti je viktime si mijera te tjere
O sa mire me qene shqiptar oe, oe! Sa fallco tingellon ne valen e ikjeve pa kthim Ose vargu i Naimit: Ku te duket balta, me e embel se mjalta( ne Amerike)
Levizja eshte jete. Nje pjese e atyre qe ka ikur do investoje ne vendin e tyre sic kane bere te gjithe italiane, greke, polake etj. Kjo do kohe vecse, por neve kemi qejf shprehjen "e dua tani, e dua si tenden"
Do ikin por edhe do vijne. shqiptaret preferojne te levizin. Keqardhje sepse vendin e tyre do ta zene te ardhur te tjere: italiane, tailandeze, bangladeshas, etj. Jane njerez qe nuk e duan vendin e tyre.
Pas 32 vitesh erdha ne Shqiperi….O Zot aty nuk Jetohet ,dhe ne komunizem kishte me shprese..Mos e hani propaganden se nuk ka te ardhme,Po nuk je kriminel,i punesuar ne shtet,Polic,sekser apo kusherinj me nje qe pastrojne parate qe ka vjedhur do vuani juve dhe Femijet tuaj…Ne Shqiperi qenka ndertuar njeriu i Ri keto 33 vite..Po njeriu i Ri i Keq…Mos ja pafsha me bojen ….Shqiptaret dhe Shqiperia jetokan ne Realitetin e tyre ku kujtojne se bota sillet rreth tyre,na vjen per te vjelle, llogarit nje i huaj …4€ nje pije ne Korfuz,7€ ne Sarande.8€ nje shezlong ne Korfuz,20€ ne Sarande ksamil. 1500€ rroga ne Korfuz.400 mije leke ne Sarande. Dicka nuk shkon .Nuk I jap asnje qindarke Qelbesve qe shiten Dhite e hapen lokale gjoja per Turista.Cdo njeri qe takova ose i dinte te gjitha ose me jepte keshilla pa i kerkuar….vendi ka mbaruar,paska mbetur llumi dhe plehrat.nuk ka Qeveri qe i ben derman cdo gje ka filluar mbrapsht qe ne 91.
I ke thënë të gjitha, të gjithë janë expert tani edhe ca që kisha dikur ne klasë ne vitet 80-të flasin për bitcoin qj hapu toke
I ke thene te gjitha! Me mire shkoj ne Spanje se ne Shqiperi.