Një 17-vjeçar shqiptar i zhdukur që prej 31 Janarit në Britani, familjarët të shqetësuar për të

5 Qershor 2023, 19:52Sociale TEMA

Një 17-vjeçar shqiptar i zhdukur që prej 31 Janarit në

Një 17-vjeçar shqiptar është në listën e policisë së Yorkshire në Britaninë e Madhe, në mesin e 7 personave të zhdukur.

Leotrimi nga Shqipëria është parë për herë të fundit në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, 31 janar, raportojnë mediat britanike.

Me gjithë hetimet e shumta në Britani dhe në Shqipëri, Leotrimi nuk është gjetur dhe shqetësimet për 17-vjeçarin janë rritur. Familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.

Nuk dihet se çfarë ishte veshur për herë të fundit Leotrim, por ky imazh është i vetmi që policia mban prej tij. Ai përshkruhet si i bardhë, me flokë të shkurtër dhe sytë kafe të errët.

Lini një Përgjigje