Inaugurohet kompania Ryanair në Rinas, Rama: Kemi marrë një vulë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë turistike

8 Qershor 2023, 19:25Sociale TEMA

Inaugurohet kompania Ryanair në Rinas, Rama: Kemi marrë një

Këtë të enjte në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua kompania e njohur e fluturimeve lowcost Ryanair. Me këtë rast u mbajt një ceremoni simbolike në ambientet e aeroportit ku foli edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai e konsideron ardhjen e Ryanair si një vulë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë turistike.

“Për këtë arsye jam sot këtu sepse ardhja e Ryanair me 18 destinacione nga Tirana nëpër Europë tregon që ne kemi marrë një vulë të rëndësishme e cila vjen pas një përpjekje të gjatë për të ndryshuar katërcipërisht jo vetëm imazhin e Shqipërisë, e cila sot është në të gjitha mediat ndërkombëtare si vendi që duhet vizituar, por për të ndryshuar shumë gjëra që lidhen pikërisht pastaj me krijimin e këtij imazhi. Se Shqipëria e ka pasur detin po kaq të bukur edhe 10 vite më parë. Ka pasur diellin po kaq me shkëlqim edhe 10 vite më parë. Por për fat të keq nuk ka pasur asgjë tjetër për të mundësuar që të gjithë nga të katër anët e botës të mund të vijnë në Shqipëri”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë edhe Aeroporti i Tiranës është një histori suksesi. Sipas tij, falë investimeve nga kompania shqiptare janë transformuar hapësirat.  

“Aeroporti është ende një qenie në zhvillim dhe jam i bindur që shumë shpejt do të lindë nevoja për të tjera hapësira dhe fasilitete plus zgjidhja e problemit kronik të parkimeve është tanimë në rrugë ashtu sikundër që investimi i madh që kompania po përpiqet të bëjë për energjinë diellore është një tjetër lajm jashtëzakonisht pozitiv. Aeroporti i Tiranës është sipas të dhënave të aviacionit europian aeroporti i vetëm në Europë që i ka tejkaluar 100% e rekuperimit pas pandemisë”, tha kreu i qeverisë.

Rama u shpreh se projeksioni i qeverisë është që numri i pasagjerëve në Rinas këtë vit të jetë 6.5 milionë.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Ryanair pritet që kjo kompani të kryejë 200 fluturime në javë dhe do të transportojë të paktën 2 milionë pasagjerë vetëm gjatë vitit të parë.

9 Komente

  1. ?
    ???

    Njoftim per Albanezet : Ryanair eshte kompani e lire, prandaj ka rregulla te vecanta dhe shume sherbime me pagese. Prandaj ambientohuni dhe mos filloni qe te " ankoheni si gra te liga", kur te kete vonesa , anullime apo te paguani per bagazhe dhe cekine.

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Pse mungonte Met Hasa?

      1. R
        Reali

        EMRI NEN TEREZA ,KUDO NE RRUGE, SPITALE, KOPSHTE BILES EDHE AEROPORT. DUKET SIKUR SHQIPERIA NUK KA PASUR FIGURA TE MEDHA DHE SHYQYR QE DOLI NJE RROT MURGESHE PER TE FOLUR EMRIN E SAJ DUZINA INSTITUCIONEVE. MUA DHE KUJTO TJETER QE KA NJOHUR NEN TEREZEN NA VIJNE ZORRET TE GRYKA SE AJO ISHTE ME SHUME EGOISTE SE SA BAMIRESE. NE 1990 NE ROME NE KISHEN SAN GREGORIO KU AJO KISHTE DHOMEN E SAJ, ISHIN STREHUAR DISA FEMIJ SHQIPTAR E AFRIKANE ATA NUK KISHIN PARA PER TE BLER NJE LODER APO NJE PIJE, DHE NEN TEREZA NUK I DHA ASNJERIT ASNJE EURO NDONSE KISHTE MILIONA NE NJE TRASTE DOKU QE MBANTE SHTERNGUAR FORT NE ZEMER. AJO NUK JEPTE ASGJE PA U SIGURUAR SE DO REKLAMOHEJ NE GAZETA.

          1. A
            Arzt

            Ja si shpjegohen artikujt e njepasnjeshem te koheve te fundit kunder Wizzair

            Lini një Përgjigje