Aksioni i pastrimit të plazhit në Golem, Balla: Subjektet që nuk zbatojnë detyrimet rrezikojnë ndërprerje kontrate dhe përjashtim nga hapësirat publike

25 Prill 2026, 17:49Sociale TEMA
Aksioni i pastrimit të plazhit në Golem, Balla: Subjektet që nuk

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, sëbashku me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe deputeten Ilva Gjuzi, morën pjesë sot në një aksion pastrimi në zonën e Golemit, Bashkia Kavajë, në prag të sezonit turistik 2026.

Gjatë aktivitetit, Balla theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së pastërtisë në zonat bregdetare, duke nënvizuar se subjektet që marrin plazhet me qira kanë detyrime të qarta kontraktuale. Balla paralajmëroi se çdo subjekt që nuk respekton këto detyrime rrezikon ndërprerjen e
kontratës dhe përjashtimin nga e drejta për të përfituar sërish hapësira publike në të ardhmen.

Balla thekson se përgjegjësia për pastërtinë ndahet mes pushtetit vendor dhe operatorëve privatë, ndërsa zbatimi rigoroz i rregullave mbetet kyç për një sezon turistik të suksesshëm.

8 Komente

  1. T
    Teo

    Partia ne krye...qeveria leve e partise....o Enver ku je......po cdo Balla te vere ne rresht nje minister me ctager ligjor....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Ore bq po ti je vetem nje deputet ku e gjen forcen qe kercenon bizneset ne prag sezoni.?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dalipi

        Nastradino, nuk po i kercenon. Po i kerkon kaparin qe ti leje te punojne gjate veres. Pastaj pjesen e vet e merr kur te mbaroje sezoni

        Përgjigjjuni
      2. q
        qylin e ha edhe mbreti

        po crrezikojne o Balle ? Nje tufe me lek ne xhep dhe ja rregullohet muhabeti edhe per kete sezon. Vitin tjeter kismet. Paskeni vesh eshe jeleket e pastruesve ju per te treguar qe jeni ne balle te punes

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujrat e zeza në det

          Nuk bëhet me aksione. Në Golem aloma derdhen ujrat e zeza në det. Shyqyr që se kanë mësuar akpma turistët këtë gjë

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ujrat e zeza ne det jane te Rames

            Bravo, ujrat e zeza qe derdhen ne det i thoni Balles. Ajo deputetja e Golemit duhet ti kerkoje hapur Ed Rames te ndaje fondet per kete turp qe vete Rama e ka krijuar, duke sabotuar turizmin ne Gjirin e Curresit per Vloren e tij heroike.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tirona

            Çfare pune ka deputeti apo ministri aty? Shteti nuk funksionon me aksione e fushata por me pune te rregullt dhe sistematike te hallkave dhe institucioneve te tij......rrumpalle shqiptare, fajin e ka Saliu .....hahahaha

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shtet qe lejon mutrat te shkarkohen ne det

              Futjani koken Balles tek kanali i fekaleve qe derdhen ne det, ja tregon Deputetja e Golemit ate kanal Balles.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje