Arben Rrugia prezantohet drejtor i ri i Spitalit të Kavajës, Balla: Kapitull i ri në shëndetësi dhe transformim rrënjësor i shërbimit

25 Prill 2026, 13:10Sociale TEMA
Arben Rrugia prezantohet drejtor i ri i Spitalit të Kavajës, Balla:

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala prezantuan drejtorin e ri të Spitalit të Kavajës, mjekun e njohur Arben Rrugia.

Në fjalën e tij, Balla theksoi rëndësinë strategjike që ka Bashkia e Kavajës, jo vetëm për pozicionin gjeografik dhe popullsinë, por edhe për fluksin e lartë të turistëve, i cili kalon mbi 1 milion në vit. Në këtë kontekst, Balla nënvizoi se një spital i plotë me të gjitha specialitetet është një domosdoshmëri për zonën.

Balla e cilësoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për fuqizimin e Spitalit të Kavajës si një hap të duhur dhe të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe vizitorët.

Në të njëjtën kohë, Balla uroi drejtorin e ri, Arben Rrugia, për marrjen e detyrës, duke vlerësuar eksperiencën e tij të mëparshme në drejtimin e spitaleve kombëtare. Ai theksoi se pritet një përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së shërbimit dhe një afrim më i madh i institucioneve shëndetësore me qytetarët e Kavajës.

4 Komente

  1. H
    Hasani

    C’pune ka drejtuesi politik ne prezantimin e drejtorit?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi

      Nga kush e pret zotrote nga OJQ

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Nga kush e pret zotrote nga OJQ

        Përgjigjjuni
        1. g
          gio

          po ka marre $$$ mor mjeshter,.... si mos t'i dale per zot?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje