Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE/ MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

25 Prill 2026, 09:00Sociale TEMA
Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në

Në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thirrjen për shprehjen e interesit nga profesionistë dhe ekspertë shqiptarë për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Sipas njoftimit zyrtar, thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike, si dhe çdo qytetar shqiptar – profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara sipas pozicioneve të hapura për rekrutim.

Ministria fton të interesuarit të ndjekin procedurat e aplikimit për t’u përfshirë në misionin e Shqipërisë pranë BE-së, në kuadër të objektivit ambicioz “Shqipëria 2030”.

“Aplikimi për të shërbyer në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel, si pjesë e procesit “Shqipëria BE 2030”. Bashkimi me Rezervën e Strukturuar të Talenteve, një nismë për të forcuar kapacitetet e shërbimit të jashtëm me profesionistë të aftë dhe të angazhuar.-thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë drejt BE-së! Shpreh interesin dhe kontribuo në rrugëtimin e vendit drejt integrimit europian.”

https://punetejashtme.gov.al/newsroom/thirrje-ii-per-shprehjen-e-interesit-per-te-sherbyer-ne-misionin-e-republikes-se-shqiperise-prane-bashkimit-evropian-ne-bruksel-shqiperi-be-2030

https://punetejashtme.gov.al/newsroom/thirrje-per-shprehjen-e-interesit-per-tiu-bashkuar-rezerves-se-strukturuar-te-talenteve-per-forcimin-e-kapaciteteve-te-sherbimit-te-jashtem

2 Komente

  1. s
    sapa

    Ne shqiptareve te thjeshte nuk na duhet BE se jemi aty dhe shijome Shtetin e Vertete ,po ju desh ju te korruptuarve politikane merruni vete me kete pune si deri tani qe e keni bere kete vend rrumpalle!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mali

      Ne qe kemi pasaporta te BE a na doni? Ne projekte te mepareshme na keni perjashtuar. Keni mare miqte tuaj qe jetonin ne Shqiperi, residente.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje