Akti i dhunës ndaj mësueses, Manastirliu: Ngjarje e papranueshme, të forcojmë mekanizmat për një mjedis të sigurt në shkolla
Jam shumë e shqetësuar dhe e tronditur nga ngjarja e sotme në shkollën “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, një ngjarje totalisht e papranueshme dhe e patolerueshme, ashtu siç është i papranueshëm çdo akt dhune, në mjediset tona të mësimdhënies.
I jam pranë mësuese Majlindës në këto momente dhe i uroj shërim sa më të shpejtë.
Kjo ngjarje e rëndë duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të angazhohemi edhe më shumë për forcimin e mekanizmave institucionalë, për mbështetjen psiko-emocionale të nxënësve, komunikimin efektiv, rritjen e ndërgjegjësimit në shkollë, në familje, në komunitet, me qëllim që të garantojmë një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për nxënësit dhe mësuesit tanë.
Na takon të gjithëve si shoqëri, të kontribuojmë për fuqizimin e trinomit aq shumë të rëndësishëm, mësues-nxënës-prind, për të garantuar respektin e merituar për figurën e mësuesit dhe një mjedis sa më të shëndetshëm e të sigurt në shkolla, në mënyrë që institucionet arsimore si vatrat e dijes të garantojnë arsim cilësor, dhe të edukojnë e të përgatisin brezin e ri, me vlerat më të larta të kulturës dhe qytetarisë.
Mos e kerkoni fajin vetem tek femijet,por ne radhe te pare duhet ta kerkojme fajin tek vet shoqeria jone ,tek sistemi dhe rregullat qe kemi ndertuar. Jane veprime ,qe duhet t'na shqetesojne si shoqeri,sepse nuk i kemi patur keto probleme kaq te renda. Kemi patur femije" te veshtire" ,por ndikimi i shoqerise qytetare, ndikimi i shoqerise se femijes,ndikimi i shembullit personal i prindit ,vellait ,motres me te madhe arinim qe edhe ky tip ,t'mos kalonte ne keto veprime. Mendoni pak. A lind femija me vese ? Ku i mesoi vest femija, ne hene,apo ne diell. I mesoi ketu ne kete shoqeri. Kur femija shikon vetem grindje,sharje, permbysje tavolinash ne Kuvend, kur shikon te rriturit qe per nje fjale goje shkojne drejt e tek thika,kur shikojne se rrihen ne mes te rruges me shkopinje , kur ne stadiume thyhen stolat,rrihen per tifozllek , kur ne emisionet televizive, degjon fjalet me te ndyra, nje lakuriqsi te tmerrshme, Kur ne "portokalli ' degjon vetem fjale te pista, kur tek "Perputhen si emison dashurie shikon grindje, kur ne shtepi nuk sheh te lexohet, kur telefoni celular, ne faqet e fb, jepen vidio me veprimet me te ndyra deri tek mardheniet seksuale te kafsheve.... kur libri eshte lene ne hije, kur biseda me njerez te shquar nuk zhvillohen , kur mohohet edhe te qenit shqiptar , ...... perse qekerka vetem faji i femijeve ? Patjeter veprimi i nxenesit duhet denuar. Po ku jane shoqatat jo qeveritare,apo sa te dalin neper televizione.
Jeni tallur me trinomin Familja- shkolla - shoqeria. Po ishte nje trekendesh qe i funksiononin te tria brinjet.
Zonjë po kthehet në tmerr gjendja nëpër shkolla,ka frikë mësuesi të futet në klasë nga dhuna verbale psikologjike e rrugaçëve nëpër shkolla,ku më e keqja është se gjithmonë i jepet të drejtë rrugaçëve dhe prindërve që edukojnë këta rrugaçë.Vini dorë mbi këtë situatë sa nuk është vonë.Po përdhoset figura e ndritur e mësuesit.
Kur e pyetën kryeministrin japonez rreth sekretit të zhvillimit ekonomik e teknologjik të japonisë ai u përgjigj: Mësuesit ia kemi dhënë rogën e ministrit, imunitetin e deputetit dhe respektin e perandorit! Pra kjo flet gjithçka.