Ambasadori i OSBE në Këlcyrë për Ditën e Evropës: Me vlerat e saj Shqipëria është europiane

9 Maj 2026, 12:00Sociale TEMA
Ambasadori i OSBE në Këlcyrë për Ditën e Evropës:

Në Ditën e Europës, 9 Maj, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran u shpreh se me vlerat e saj gjeografike, historike dhe kulturore Shqipëria është europiane. Ambasadori  Tarran ishte i pranishëm në aktivitetin “Ne jemi Europa e bashkuar”, zhvilluar në qytetin e Këlcyrës.

 “Ju uroj me rastin e Festës së Europës dhe Ditës së Europës, më kanë ftuar këtë vit në Këlcyrë edhe gëzohem shumë që kam pasur mundësi për tu takuar me pushtetin lokal, me shkollat, nxënësit, shumë aktivë, shumë dinamikë të kësaj bashkie që e vizitoj për herë të parë sot”, tha ambasdori Tarran.

Mes të tjerash ambasadori i OSBE-së në Tiranë vlerësoi ecurinë e procesit të negociatave të vendit tonë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Nuk është një çështje e ardhshme por është një çështje e tanishme që Shqipëria është pjesë e Europës për arsye gjeografike të qartë, historikut, kulturës dhe gëzohem shumë që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është duke u zhvilluar, duke arritur në periudhën e fundit të saj dhe uroj gjithë shqiptarët për këtë dhe insistoj edhe një herë se që tani është Shqipëria një vend me të vërtetë europian”, u shpreh ai.

Aktiviteti në qytetin e Këlcyrës u organizua në kuadër të Javës së Europës duke promovuar vlerat e Bashkimit Evropian.

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare ttjeter do te na shohen site......

    "Albaniston evropion" me 90% muslimon brothers...!? Pak si tallje cari nga z.Tarrasi nuk ju duket...!? Gezuar ramazonin....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Talleni bythen na bani qejfin. Se ne kenaqemi me na bere qejfin ska gje qe sna pranoni por te pakten talleni prapanicen me ne se skemi shtet ne ..keni shtet bananesh

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anri

        Doli dhe ky nje xhiro per ajer te paster e na flet per diten e Europes..ahahahahhahaha

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje