Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj i del në mbrojtje kolegut: Nuk ka vrarë njeri! Më thoni një shqiptar që nuk ka dhënë lekë

26 Shtator 2022, 14:10Sociale TEMA

Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj  i del në mbrojtje

Shefi i Ugjencës, Skënder Brataj, në lidhje me rastin e mjekut të Spitalit të Traumës, Fitim Marku i cili u arrestua disa ditë më parë për korrupsion, u shpreh se korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek.

Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.

Ndërkohë, sa i përket mënyrës se si Marku u arrestua, Brataj u shpreh se nuk ishte mënyra e huhur dhe është e papranueshme.

Kujtojmë se Fitim Marku u arrestua tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës gjatë një operacioni të Policisë me agjent të infiltruar.

Ndërkohë, ditën e sotme ai është dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë pasi ka pësuar shemi cerebrale në paraburgim.

26 Komente

  1. R
    Roland

    Mire,more doktor!Juve keni te gjithe te drejten e botes:te shkolloheni me taksat e njerezve,te merrni rroga prej tyre,te beni edhe "kolaudatorin e jetes",ti rro,ti vdis.Ua japin,dakord.Po kur ua lypni dhe nuk i prekni me dore te semuret,kush nga ju mjeket u del ne mbrojtje te semureve ?Harruat kur ra COVID-i?U be Pellumb Piperi si Marlon Brando ne TV.Mos me thuaj qe nuk e di se c'ka bere me tamponet,analizat,laboratoret qe ka hapur,etj.Ai qe ka qene coban dhish.A i ke pare koleget-studente ,qe per 5 vite pune kane nga nje klinike.A eshte normale qe ne spital te thone "hajde tek klinika ime".Prandaj,bejne mire policet qe vijne me skafandra,se ju nuk ngopeni.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ryshfeti duhet luftuar, nuk mund ta mbrojme. Po ka

      Per te gjithe ata qe duan ta mbrojne/justifikojne doktorin e arrestuar! Po ta vendosesh ngjarjen ne kontekstin e kohes qe jetojme, del sikur po i biem ne qafe nje doktori te vockel, kur Maunia me mallra kontrabande thyen trarin e Doganes. Jam Dakort me kete! Por cdo gje e ka nje fund. Dhe une mendoj qe per doktiret qe marrin lek nen dore duhet te vije ky fund sa me pare. Pse? Eshte e vertete qe paguhen pak per aftesite qe kane dhe per punen qe bejne, por ka zgjidhje te ligjshme: 1. Shko puno nje nje Klinike Private. 2. Shko ne nje shtet tejter ku ka kerkesa per mjek. 3. Hap biznesin tend privat. 4. Dhe ne fund kur asnjera nga keto nuk te del ne Horizont, organizo "Sindikaten e Mjekeve", bej GREVE dhe kerko rritje rroge per punonjesit e mjeksise sipas aftesieve personale! Por mesa duket u para-pelqen qe negociaten e rroges ta bejne me hallexhiun dhe jo me Shtetin! Se hallexhiu ska fuqi te thote JO! E pra nuk jam dakord me asnje prej atyre qe del dhe mbron kete Doktorin, edhe pse ai duket i vogel perballe fenomenit kaq te madhe te rryshfetit, i cili mesa duket qenka bere "Norme", sipas Bratajt! JO! Ndjese per ate Doktorin, sepse ka familje dhe nuk duhet te trajtohet ne ate menyre, por une endhe pas 25 vitesh ende nuk kam pare nje levizje per vete rregullim apo vete pastrim nga ana e armates se punonjesve te shendetesise? E pse duhet te mbroj tani njerin pre tyre!? Faleminderit,

      Përgjigjjuni
    2. t
      taipi

      Doktor skenderi arestimi nuk duhej te behej.por keta doktora matrapazte thone nuk ka shtifte kushtojne 1500 euro .ketij hiqi licencen dhe te punoj kovac.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli

        Ne do jemi hajdute dhe pike edhe mjeke.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kanadezi

          Ky palo mjek, meriton te pushohet nga puna per kete deklarate te ndyre qe ka bere ne mbrojtje te kolegut hajdut. Me beri pershtypje nje fraze kur thote se "dhuratat pranohen ne cdo vend" duke permendur Italine, ku sipas tij, qenkan normale qe pacientet ti dhurokan mjekeve 300 euro. Une jetoj ne Kanada dhe punoj ne nje nga industrite me te sofistikuara te botes. Ndermjet aktiviteteve te ndryshme, nje nga detyrat e mija eshte qe te bej vleresimet e ofertave qe behen nga kompani te ndryshme ku ne blejme paisjet per kompanine tone. Tek ne, pranimi i dhuratave eshte absolutisht i ndaluar, me perjashtim te dhuratave si pena, kalendare apo objekte te vogla me vlere disa dollare. Ne rastet kur une jam direkt i perfshire me vleresimet e nje kompanie te caktuar, nuk mundem te pranoj as keto dhurata minimale prej tyre, pasi quhet konflikt interesi. Nese me ndonjerin nga perfaqesuesit e shitesit, une kam njohje personale, jam i detyruar te njoftoj shefin tim, i cili vlereson nese une duhet apo jo te jem vleresuesi i ofertes se kompanise se te njohurit tim. Cdo vit, ne jemi te detyruar qe te kryejme nje trajnim qe quhet "Code of conduct" (kodi i sjelljes), ku ndermjet te tjerave, na tregohen me hollesi edhe ne se mundemi qe te pranojme apo jo dhurata nga kompanite e interesuara per te shitur paisje tek ne si dhe vlerat dhe rrethanat kur mundet qe te pranojme ndonje dhurate. Me pak fjale, ato qe ky individ thote per Italine jane genjeshtra te pastra, per te justifikuar faktin e njohur se ne Shqiperi, po nuk dhe bakshish, te lene te vdesesh si qen. E njejta gje ne institucionet e tjera shteterore te qendres apo ato lokale. Edhe ne Itali, eshte e ndaluar rreptesisht, si ne cdo vend tjeter te botes se qyteteruar, qe nje funksionar i caktuar te marre "dhurata" nga ata qe kerkojne sherbime.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patriot

            Si pase teje ju si intelektuale do te vazhdini te jepni shembullin e hajdutit pse vjethe roja te dera. Hajde arseytim intelektuali hajde. Shqiperi o vendi I dh....... . Nuk ka rendesi sekrori, por veprimi. Me kete logjiken tende kote u beka vetingu ne drejtesi sepse njerezit japen leke me deshire sepse kane shume dhe nuk dine ku ti cojne. I detyroni ju me menyrat e zvarritjes o zvarranik deri sa te jepen leket dhe pastaje vraponi si lepra per te kryer punen. Sa mire ku ju zihet bytha ngushte gjeni ndonje shtete qe lojon dhuraten, por duhet te jeshe I sinqerte qe dhuratat nuk jepen nga hallexhijte dhe mbasi eshte kryer nje pune e persosur. Prandaje dhe infermiere kerkoje, dhe roja kerkon sepse marrin si shembull mjekun.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Kur e le pacientin te vdesi qe nuk ka para te paguaj nuk quhet vrasje more palaco kriminel doktor ?

              Përgjigjjuni
              1. U
                Umor Isti

                Kali i kapur shin gjithe lemin, thote populli!

                Përgjigjjuni
                1. e
                  eli

                  E thene nga goja e nje drejtuesi te larte te atij dikasteri,ky nuk eshte asgje tjeter vecse nje dorzim pa kushte i shtetit perballe korrupsionit!

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    John Qelbashi

                    Doktoret jane bere si grabitsit ordinere duke ju zene prite njerzve tek dera e spitalit

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jugu

                      Ky Brataj ne disa dalje te hershme eshte dukur si babaxhan, por qenka i mbaruar dhe njeri i ulet fare. Eshte dhe mik me Ramen pale. Rama duhet te distancohet nga keta legenat. Nese mendon se duhet kerkuar leke nga pacienti, dhe ligji nuk e lejon, atehere dorezo celesat dhe shko ushtro profesionin privatisht. Kamarieri nuk te detyron te japesh bakshish, nese do jep. Kurse doktorri dhe mjekesia e ka bere norme dhe detyrim qe te japesh leke ose nuk te bejne sherbim dhe te rekomandojne te shkosh te klinika e tyre private. Ka faj dhe Rama qe na premtoj se do e luftoj korrupsionin dhe Tiret ne mjekesi dhe tani na mban shefa njerez si ky Brataj qe rezulton te jet teresisht legen me keto qe thote.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Brataj,të zhgënjyer nga ju

                        Do tju zeje të gjithëve haku i popullit, ai mjeku mbase ka pirë ndonjë ilaç për të dalë nga qelia se nuk i ka pelqyer si vend

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fido Dido

                          Ti do ta nxirje kokën një ditë o gjarpër me zilkë se je i varakosur me hipokrizi po ja që na lodhe pak se fajin e ka Hipkrati jo hipokampi . E gjora moshë .

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje kolege ne pension

                            Doktor Brayan para ca vitesh kam prure burin ne urgjence me bllokim te temthit me dhimbje te tmershme ishte ora 12 e nates nuk po ja them emrin mjekut nje mjek i ri ne moshe dhe vjetersi pese vjecare ne pune e kontrollon iken dhe prit te vij se duhej te futej ne operacion i semuri nuk durova shkoi e gjej dhe i them ca pret te kam prure te semurin me nje diagnoze qe ja ben mu dal temthi mbi nivel na sorollati ne ate gjendje 48 ore sai filloi temeratyra kap shefin e pavjonit dr Kacanin edhe ai nuk mund te nderhynte dot dhe ne kete gjendje qe ka aritur burri do ta operoni e pa qe une isha dhe personel mjeksor dhe beri nderhyrjen shume te veshtire por me rezultat I dha jete edhe 15vjet ne te kunder do kishte mbaruar sa te kujtohej doktori une isha vete e mjeksise po nje tjeter qe nuk ka haber prandaj nuk ka vend ryshfeti jepet ndihma ndoshta mjeku per para na la te prisnim thirini mendjes nuk keni ca mbroni jeni ju ata qe shpetoni jete te gjithe ju vleresojne dhe jo ti lini te vdesin

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shqip

                              Mire e ke ti zonje, por sic tha edhe teto Ollga, as nje fjale nuk te mora vesh. Do benje mire qe te shkoje edhe nje here ne shkollen fillore qe te te kujtohet se si shkruhet gjuha shqipe.

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Dokkari

                              Me thuaj nje Doktor qe nuk vjedh o Brate moterqire.fytyre e peshtire fuksi sigurimi

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mirel

                                Zbatoni ligjin, nese aty thuhet qe lejohet ryshfeti…. hallall ta keni. Nese aty thuhet kush kapet ne flagrance duke shkelur ligjin nuk mund te arrestohet…. doktori duhet te dale urgjentisht nga paraburgimi dhe duhet te mare demshperblim…. Une nuk kam gjetur ndonje gje te tille deri tani. Po ju?

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Likja

                                  O ndyrsira, shqipëtarët japin lek se ju kërma, që pasuroheni me gjakun e këtij populli, nuk të kapni me dorë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shkodrani pa buke

                                    ky eshte nje shpifes i pa fetyre ,ku ka ligj ne Itali qe legalizon "dhuratat" ky te kujton skecin e Pellumb Kulles , " po hajduti qe volli lopen nuk paska faj...... Po na tregoga ky experiencen ne Itali

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      fati

                                      Me sa po shohim pothujse te gjithe punonjesit e shendetesise jane te molepsur rende me korrupsion, kur edhe ky fare mjeku qe na hiqej si njeri human, na mbron vjedhjen e zhvajen e qytetareve te thjeshte e hallexhij, vaj hallit te tjeret. Kjo do te thote qe shkulja e ketij vesi behet vetem me forcen e ligjit. Arrestimi i mjekut hajdut do te ishte mire te behej edhe nen goditjet e shkopit te gomes. SHIK, policia dhe prokuroria duhet te forcojne survejimin dhe goditjen e ketij lloji korrupsioni qe po kalb sistemin tone shendetesor. Se pari duhen goditur kokat e sistemit qe arrijne pa piken e turpit dhe mbrojne korrupsionin. Ministria e shendetesise duhet te forcoje punen per rritjen e sherbimit ndaj qytetareve e jo te inkurajoje rryshfetin e korrupsionin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Ekon Nomi

                                        Rushfeti eshte problem i rende ne Shqiperi. Eshte pjese e zinxhirit ekonomik e eshte e veshtire te thyhet. Mesuesi, mjeku, gjyqtari, etj., kur pranojne ate post, nuk kane parasysh rrogen, por rushfetin. Prandaj doktoret pergjigjen keshtu. Ne u kerkojme te ulin te ardhurat, nivelin e jeteses. Ata reagojne njelloj sikur pronari u ka reduktuar rrogen ne maksimum.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. p
                                          populli mbare

                                          Nuk ka asnje mjek qe nuk merr lek.Do te ishte ne nderin e tyre qe te perparesja e bardhe ne vend te emrit te tyre te shkruhej lypsar Ata jane vec lypsar me perparese te bardhe e faqe te zeze, sepse si mjek jane zero, zero, zero, nuk bejne punen per te cilen paguhen jo pak .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bumbum..bum

                                            Damlla celebrate po ashtu ju pafsha me fis e farevis. Ju e vdisni pacientin nga ana ekonomike ja shtoni shtresin dhe hallin . Karma nuk vonon. Të shohim kush e ka radhën pas ktit hales

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptar

                                              Ashtu e pagofshi, njerez te pacipe dhe jo mjeke! Zoti ju dhente te gjitheve nga nje damblla, se e keni bere hak per gjithe keta vjet. T' ju vije turp Skender Brataj, qe keni fytyre dhe dilni hapur ne mbrojtje te ketij fenomeni te ndyre! Çdo gje mund te jeni, nje hakabak ordiner ose kriminela te veshur me bluza te bardha. Por mjeke ju nuk jeni. Nuk keni as idene me te vogel se çfare perfaqeson mjeku. Ne Shqiperi ata qe paraqiten si mjeke jane tregetare jete dhe gjaku. Ne vend qe te ishit engjej mbrojtes dhe shpetimtare te jeteve njerezore jeni kthyer ne bisha gjakpirese. Keni ne duart tuaja gjakun dhe jeten e humbur te njerezve te dashur, qe i vrate neper spitale nen pretekstin e Covid 19. Neper shtepi shpetonin, ne spitale vdisnin, pa mundur te mesojme kurre saktesisht te verteten se ne ç'menyre i trajtuat. Duke nisur nga Najada Çomo, tek ju e deri tek ajo sanitarja qe zhvaste leke e i linte pacientet te vdisnin urie. Jeni nje kategori! Meritoni te dilni perpara Drejtesise. Por ne mos ka drejtesi njerezore, nje dite do ta paguani para Drejtesise se Zotit. Mos harroni se keto mekate Zoti i lan deri ne 7 breza.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. g
                                                genti

                                                jam kurioz c'mendim do kishte partia socialiste per keto fjale nese do ishte ne opozite .......

                                                Përgjigjjuni
                                                1. g
                                                  genti

                                                  jam kurioz c'mendim do kishte partia socialiste per keto fjale nese do ishte ne opozite .......

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje