Artan Lame: Korçarët, më të paaftit për të ndërtuar pa leje

14 Gusht 2022, 19:30Sociale TEMA

Artan Lame: Korçarët, më të paaftit për të

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, këtë fundjavë ishte në Korçë për të përfunduar procesin e legalizimit të një pallati të braktisur nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një pallat që gjendet në qendër të qytetit,  përballë Bashkisë dhe që ishte ndërtuar që në vitin 2006.

Në pamundësi për t’u mbyllur procedurat nga investitori, i cili i kishte braktisur punimet që menjëherë pas ndërtimit, banorët e kanë legalizuar nëpërmjet zgjedhjes së një administratori, i cili ka ndjekur procedurat me zyrat vendore të Kadastrës.

“Korçarët vazhdojnë të jenë më të paaftit për të ndërtuar pa leje dhe kjo i bën nder këtij qyteti që respekton punën dhe ligjin,” – u shpreh Lame.

“Korça mban vendin e fundit në Republikë për numrin e ndërtimeve pa leje në përgjithësi, por edhe për numrin e pallateve të ndërtuara dhe të braktisura nga ndërtuesit. Korça ka pasur vetëm dy pallate të tilla, ndërsa po të donim të bënim një krahasim, Tirana ka pasur rreth 1100 pallate të tillë, ndër të cilët edhe raste që datonin që prej vitit 1996. Deri më sot, rreth 850 prej tyre e kanë përfunduar procesin e legalizimit,” – shtoi ai.

Lame nënvizoi se, si gjithmonë në këto raste, legalizimi u realizua përmes bashkëpunimit të ngushtë të banorëve me zyrën e Kadastrës. Administratori i pallatit theksoi se përveç bashkëpunimit me Kadastrën, atij i ishte dashur të mblidhte dokumentacionin nga secili prej banorëve, si edhe të bëheshin bashkë për të paguar detyrimet e përbashkëta.

Pallati i legalizuar këtë fundjavë në Korçë, ishte ndërtuar që në vitin 2006, ka 10 kate, dhe sipërfaqe ndërtimi rreth 6300 m2 dhe nga legalizimi i të cilit përfituan 62 familje, apartamente dhe njësi shërbimi.

5 Komente

  1. r
    realist

    Eshte fare e thjeshte per t'u spieguar , korcaret kane kulture e mend ne koke , nuk hyjne ne kategorine " dru me pre" dhe " toke e xanun" .

    1. Y
      Yxyxyx

      Sa mirë do ishte sikur të gjithë, në të gjithë territorin e republikës të ishim ligj zbatues d m.th. shtetformuese të mirë.

      1. P
        Patriot

        Kjo eshte e pa imagjinushme per boten ( pervec Kabulit) qe nje njeri te beje karier dhe te mburret per punen e tije kundra ligjit. Te ndihmosh ndertuesit te legalizojne ndertimet pa leje te pallateve nga 20 kate ku pastrohen miliona dollare( kur dihet kushe jane investitoret) kesaj I vjene era superkorrupsion. Dhe qershia mbi torte eshte qe per kete pune te piset ai paguhet nga taksat tona, pra kesaj I thone te ja fusesh vedid. Ndersa kryeministri akuzon Europen qe nuk na do. Ne Europe nuk te le njeri te rrethoshe vendin per ndertime pa pyetur komunitetin dhe pa marre lejen e nderimit e cila qendron e varur ne tabele bashke me numrin e lejes dhe cdo njeri mund ta verifikoje te e- Albania. Ndersa shoku Lame qe fatkeqesish ka te njejtim mbiemer me Qemal Lamen bene karrier si i paligjshem. E di qe ju komentuesit me pagese do te thoni po kerkon qiqra ne helle sepse Qemali po bene qefe ne gjermani dhe na shete pordhe ne TV, jo me ky Lamja i shqiperise ( Kabulit te nderimeve). Rrofte PPSH dhe qeveria e saje.

        1. A
          Arrzari pe Dardhe

          Po cfare thia mo Lame ziu?! Shko ngjitu ne Dardhe te shikosh sarajet e kryeplakut Julian Mekolli. Pa leje i ka ndertuar dhe ne toka te pronarve te ligjshem. C’na shet dengla? Shiko Koli Pacilin qe bleu 500 metra katrore dhe ka zaptuar 8 mije. Shiko Ardian Seferin qe ndertoi mbi burimin mineral tek Uji Qelbur dhe i beni reklame si investitor i madh!! Pse beni propagande boshe o Lame? Pronaret e ligjshem si marrin dot tokat ne Dardhe, por hajdutet miqte tuaj ndertojne pa leje ku ti teket.

          1. N
            Nikolicari

            Tëpkë.

          Lini një Përgjigje