Balluku jep lajmin nga Dibra: Bonus tjetër për pensionistët në shtator

20 Prill 2023, 13:47Sociale TEMA

Balluku jep lajmin nga Dibra: Bonus tjetër për pensionistët

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluk mbajti në cilësinë e drejtueses politike të qarkut Dibër një takim me pensionistët në këtë qytet.

Në fjalën e saj, Balluku u ndal te rritja e pagave dhe indeksimi i pensioneve të bëra gjatë vitit të shkuar.

Ministrja theksoi se pensionet vetëm gjatë vitit 2022 u rritën me 9.5%, ndërkohë inflacioni sipas saj u konsiderua jo më shumë se 7%.

Balluku u tha pensionistëve se në shtator përveç indeksimit që do të ndodhë për shkak të inflacionit, ata do të marrin edhe pjesën tjetër të bonusit, prej 5 mijë lekësh tjetër shtesë që vjen sërish nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm duke qenë se ne kemi bërë një program përsa i përket rritjes së pagave të administratës, e cila do të arrijë në 900 euro në këto dy vite duke nisur një herë nga profesionet më esenciale siç janë mjekët, infermierët, mësuesit, zjarrfikësit etj dhe për të vazhduar pastaj me të gjithë kaskadën e administratës.

Gjatë vitit të kaluar ne kemi indeksuar pensionin me 9.5%, pavarësisht se gjithë inflacioni u konsiderua jo më shumë se 7%, Qeveria Shqiptare mori vendimin që pensioni juaj të indeksohej me 9.5%. Do ketë një indeksim të ri të pensionit në fund të muajit shtator të këtij viti, në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim. Në fillim të vitit të kaluar ne deklaruam që të ardhurat e shtuara nga prodhimi i energjisë për disa subjekte private që fituan për shkak të luftës më shumë, të gjitha ato të ardhura që shteti do të mblidhte do ti jepeshin pensionistëve.

Pastaj nëse ju kujtohet patëm dhe vizitën e Presidentes së Komisionit Europian këtu në Shqipëri, Ursula von der Leyen e cila tha të njëjtën gjë, që të gjithë vendet e Bashkimit Europian duhet të vjelin taksën e jashtëzakonshme nga të ardhurat e papritura për shkak të luftës dhe t’ja shpërndajnë grupeve në nevojë.

Qeveria Shqiptare vendosi që grupi në nevojë padyshim janë pensionistët, 650 mijë pensionistë. Për këtë arsye të ardhurat që kemi mbledhur, 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë muajit mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur nga Qeveria Shqiptare që ti shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me 5 mijë lekë. Kështu që të gjithë ata që e kanë marrë pensionin, unë nuk e di nëse keni rritur të gjithë ta merrni, besoj që e dini që keni marrë 5 mijë lekë shtesë që kanë ardhur nga taksa e jashtëzakonshme.

Dhe do merrni këstin e dytë, pasi kësti i dytë i kësaj takse që ka të njëjtën vlerë, e kemi ndarë në dy pjesë, gjatë vitit për gjashtë mujorin e parë në fund të marsin dhe më pas në shtator. Në shtator përveç indeksimit që do të ndodhë për shkak të inflacionit në pensionin tuaj do të merrni edhe pjesën tjetër të bonusit, edhe një 5 mijë lekësh tjetër shtesë që vjen sërish nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm.

Është në politikën tonë, është në programin tonë që të kujdesemi për ju, pasi ju keni kontribuar për zhvillimin e Shqipërisë, por nga ana tjetër e keni kaluar jetën tuaj në kohët më të vështira. Në kohët më të vështira përsa i përket regjimit përpara demokracisë, por nga ana tjetër edhe në periudhën e tranzicionit që nuk ka qenë një periudhë e lehtë për askënd. 

Kështu që kujdesi është maksimal për të gjithë pensionistët. Vëmendja e Qeverisë Shqiptare është tek ju. Unë e di që ne duhet të bëjmë më shumë dhe ne do të bëjmë më shumë, por në të vërtetë unë ndihem krenare që të ardhurat nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë dhe e gjithë përpjekja që ne kemi bërë si Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë u vendos që të shkonin tek ju, pasi kjo na bën dhe ne që kemi punuar gjatë gjithë një viti të vështirë të ndikuar nga lufta e Ukrainës që të ndihemi të qetë që të paktën ato të ardhura shkuan në vendin e duhur aty ku e meritojnë”, tha Balluku.

11 Komente

  1. p
    pensionisti

    Kjo quhet lemoshe.Ekonomistet duhet te analizojne ecjen e tregut mbas ritjes se pagave dhe ne piramiden e pagave te vendosin dhe pensionistet,se me ritjen e pagave tregu do levizi,po pensionistet duke ngelur ne vend do varferohen me shume.Mire qeveria po opozita,sindikatat nuk i bejne keto llogari?Arben Malaj qe thote jam profesor nuk u futet ketyre llogarive e te nxjerin se ne cmase varferohen pensionistet?Te gjithe jane legena,jane ata qe ne fillimet e 90 na servirnin cekun e bardhe

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Kjo putana e qelbur po jep lemoshat per te genjyer Pensionistet qe tu marre votat .

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Met Hasa mire ķa qene?

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacidhja

        Talluni me pensionistet deri sa ata ju votojne.Genjeni sa me shume se ata u besojne.Kenaqen me therimet qe ju u leshoni .Kur administrates e profesionet e tjera ua dyfishoni e trefishoni pagat pensionistve te pakten tua shtonit nje pesedhjet mijshe ne muaj dhe prap do ishin te diskriminuar. Turp per qeverisjen ( qe mendjen e ka per te vjedhur)qe nuk vlerson njerzit e mire , pensionistet......

        Përgjigjjuni
        1. l
          lol

          Me avash moj kesulekuqe se dibranet jane me huqe kane pare shume si ti thuthuqe BELINDA BALL UKUT e di kengen e Hajredin Pashes Hajredin Pasha mor hutaq nuk eshte Dibra Librazhd as Librazhd e as Tirane S`ka njoh kush per noksan te japin une ne bisht te luges/ te fala Rames e Endri Fuges

          Përgjigjjuni
          1. 7
            77 vite komunistët në pushtet

            Po pra, prisni edhe dy vjet që të rritet rroga (po u rrit). Para zgjedhjeve të 2025 do jetë premtim prapë që direkt një muaj më pas do rriten rrogat. 10 vite rilindase asnjë rritje, në vend numëro ndërkohë që çmimet u rritën. Gjithmonë para zgjedhjeve i njëjti avaz, bonuse , rroga. Në fund pastaj premtime boshe.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunisti me Rolex

              Per komentuesit anti Rama dhe pro Saleh Mutit - Ilir Mutajt: "Edhe kur kini te drejte jini te shpifur"

              Përgjigjjuni
              1. a
                arbenk

                Pensionet u rriten per vitin 2022: 6 muajX3.3% dhe 3muajx9.5%:12 muaj=4.025%

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Raimond vlonjati

                  Ju a kam thënë gjithmoné që të kemi besim të PS dhe i madhërishmi Edi Rama. Indeksim dhe bonus për Pensionet në 2022 dhe përsëri në 2023. Llapazani , vrasësi dhe mashtrusi Sali Berisha , nuk e dimë ç'far do të thotë ? Ndoshta si përhere me argumentet e një psikopatie të avancuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raimond vlonjati

                    O arbenik llogaria nuk bëhet ashtu si e do ti. Bëhet qysh nga vendimi i rritjes në % e në kohën mbas kësaj ne marrim në xhep më shumë lekë. Kujdes o Arbenik ,se mos të na pjestosh ndoshta me doet vjet ,e na del që pensioni është rritur 0,00001 %. Nejse "gjinja pa shkolle zoti mësues"

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pensionisti

                      Nuk është e drejtë hidhni poshtë faktin se në vitin 2022 u rritën pensionet për afro 17.% që do të thotë gati është gati dyfishi i lartë se inflacioni. Të gjithë e dimë se gjendje në pas pandemisë që ende vazhdon ka goditur të gjithë por më shumë rastet sociale. Shteti ka bere atë ka mundësi, së paku kanë bere diçka që të zbutet situata. Ta zëmë pensionistet në Kosovë nuk kanë rritje qe dy vite dhe vetëm një herë me mjete të BE iu janë dhënë 100 Euro dhe inflacioni në Kosovë ishte gati dy fish më lartë se në Shqipëri prandaj gjendja e tyre është e mjerueshme sepse me atë pension nuk po arrin as barërat/ ilaqet/ të blejnë. Atyre nuk ua pranojnë as diplomat në vitet 90 kurse serbëve po prandaj jo vetëm që nuk u rriten por plaçkiten sepse humbin për çdo muaj rreth 50 Euro etj etj. Ky është Turpi që ata po vuajnë ende vendimet kriminale të regjimit Serb as që bëhet një përpjekje e vogël të ndryshohet ky diskriminim e trashëguar kundër shqiptar.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje