BE krah Shqipërisë e Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve, drejt vendit tonë një avion ushtarak shumëfunksional

13 Gusht 2024, 16:26Sociale TEMA
BE krah Shqipërisë e Greqisë për të përballuar

Bashkimi Europian u vjen në ndihmë Shqipërisë dhe Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve. Të dy shtetet kanë aktivizuar  Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.


Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë. 

Dy avionë nga Italia, një helikopter nga Franca janë dërguar në Greqi ndërsa ka ofruar helikopter edhe Serbia.

Mbështetja për Shqipërinë përfshin 1 avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 ton ujë. Avioni do të vendoset në dispozicion më 14 gusht.

Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.

Lini një Përgjigje