Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, UK kanë sot, pothuaj të njëjtën GDP që kanë patur në 2008, plot 16 vjet më parë. Po të kemi parasysh dhe inflacionin real, të gjithë shtetasit europianë janë më të varfër dhe jetojnë më keq sot se 16 vjet më parë.
Prandaj nuk duhet të habitemi me turistët "që vijnë me bukë me vete". Nuk janë kopracë, thjesht lekët për pushime sa vijnë e bëhen më të pakta për turistët perëndimorë.
Duke qenë se gjasat janë janë që ky trend varfërimi në Perëndim të vazhdojë, duhet patur parasysh që nuk mund të thithim shumë turistë me çmime të larta. Duhet punuar me çmime të ulta, duke zgjatur kohën e ofertës, nga vetëm dy muaj turizëm në 12 muaj turizëm.
Për fat të mirë Shqipëria ka një klimë dhe natyre që mund të ofrojë këtë gjë.
Çmime të ulta për një kohë më të gjatë, përfitojmë jo vetëm më shumë të huaj, por përfitojnë dhe shqiptarët që kryejnë turizëm brenda Shqipërisë.
Nuk ka më në botë turistë leku-letër. Ato kohë kanë mbaruar me krizën financiare të 2008. Nëse nuk duam të mbarojmë dhe ne, duhet të adaptohemi. (Endri Tafani)
Kujt ja thua more keto ? Drejtoju kryehajnit te ripjelljes qe po ben si i cmendur ta paraqese parajsen qe kane krijuar hajnat e e tije.
Po normale o Endri, te ndertohen vila ne bregdet dhe ti quash "investitore strategjik", kur nuk sjellin asnje fare perfitimi per ekonomine, bashkine vendase, as krijojne punesim, cmund te presim. Vizioni i qeverise ka rendesi ne thithjen e turizmit. Nese ne vend te atyre vilave utopike do ndertoheshin komplekse te mirefillta hotelerie do e shihje turistin me buke ti
nuk e kam lexuar përmbajtjen,por ka mundësi të jenë hollandezë!!
Në Shqipëri ekzistonte mendimi se bëmë ca hotele e detin na dha Zoti dhe mule o burra të mbledhim lekët,pa asnjë analizë shkencore mbi turizmin dhe turistet.Kishin dëgjuar se ka turizëm të nivelit të lart,elit,duke harruar sa veta dhe në ç'far kushte vinë turist të till.Prap turr duke harruar se një qendër të till ka në Mal të Zi,një ujdhesa e vogël,ku nuk u lejohet qytetarëve të zakonshëm as edhe të huaj të zakonshëm të futen aty,por artistë të ndryshëm,bos të.pasur droge,mafioz,bukuroshe të nivelit të lartë,bixhozxhi e të ngjashëm që janë milioner e miliarderë. Aty nuk ka as ligj as polic,ty zhvillohet krimi,droga e kuvlleku,por ka lekë.Edi Rama mendoi krejt jugun e vendit të dhenduroi në qendër të till dhe të mbledh lekët.Mos harroni se ka turistë edhe me biçikletë edhe udhëtarë në këmbë,me bukë e pa bukë.Turizmi nuk sjell lekë me lopatë aq më pak aty ku mungojnë elementet themelor të turizmit.Kosovaret me keqardhje u kanë treguar se turizmi në vend që të rritet do dështon,duke par sjelljet e pritëseve.Asnjë turist i huaj përveq kosovareve nuk vinte për herë të dytë,ishin të deshruar skajshmërisht.Edhe tani ata pak turistë që po vijnë kush vie si agjentë,tjetri pas femrave të lira shqiptare,dikush vie për tu furnizuar me drogë më.lirë,veq për pushim në.këto kushte dhe me këto çmime nuk vie kush.