VIDEO: Brenda tunelit të vetëm nënujor, në Shqipëri, ku fshiheshin nëndetëset!

11 Gusht 2024, 17:48Sociale TEMA
VIDEO: Brenda tunelit të vetëm nënujor, në Shqipëri, ku

Një arritje e madhe inxhinierike! Kështu e cilëson gazetari britanik Robert Hackman tunelin e Porto Palermos, në dokumentarin e realizuar me DritareTV. Fotoreporteri hyri në bazën ushtarake të Porto Palermos dhe tregoi si është ndërtuar ky tunel, brenda të cilit dikur ka pasur edhe reparte mirëmbajtjen e nëndetëseve dhe anijeve, ku strehoheshin shumë njerëz gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ky tunel është 650 metra i gjatë me bazë të fortë inxhinierike. Tuneli ka dy porta, njëra në hyrje ndërsa tjetra në detin Jon. Kështu që nëndetëset ose anijet e shpejta mund të vinin në këtë anë të gjirit, të furnizoheshin me karburant e municione dhe më pas të dilnin në anën tjetër. Shumë efektive si metodë, por që nuk u përdor kurrë.

Janë dy dyer të mëdha prej hekuri në të dyja anët e tunelit. Brenda tunelit kishte edhe reparte për mirëmbajtjen e nëndetëseve dhe anijeve. Ndaj shumë njerëz qëndronin këtu gjatë Luftës së Ftohtë. Siç mund ta shihni ende sot janë vendosur disa mjete të shpejta ushtarake.

Është një strukturë e madhe dhe një arritje e madhe inxhinierike për të ndërtuar 650 metra tunel nën këtë shkëmb.

Në hyrje të tunelit janë dy dyer gjigande betoni. Në disa nga bunkerët e artilerisë që gjen nëpër Shqipëri kanë dyer betoni, por këto janë shumë të mëdha”, tregon fotoreporteri britanik Robert Hackman.

 

19 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Daljen e kishte ne Jon ! Po hyrjen nga e kishte Nendetesja !!! Mos ishin Nendetese amfibe, me fryrje dhe shfryrje dhe vinin nga Toka ?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joni

      Ne Jon e kishte po nga kodra e Rreshenit nuk e shikon dot.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Mungesa e durimit tipik shqiptar te ben te nxitohesh per te hedhur llafin e fundit. Sqarohet ne video, hyrja behej nga gjiri i Porto Palermos dhe dalja ne bregun Jonian prapa kodres qe shihet edhe ne foto.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkërdheni

        O zot, po si mund ta kthesh në atraksion turistik një nga bazat më të rëndësishme në Shqipëri?! Vetëm armiqtë e saj, Edi dhe sali haleja mund ta bëjnë.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Ziu

          Bota po behet me e pasigurt...mire eshte ti mirembajme.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Remi

            Jeta dhe Vepra e xhaxhit Enver të jetoj për jetë e mot.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cuku 1988

              E vertetë çdo shtet po ndërton objekte mbrojtje nga Rusi.kinezët SHBA e tjerë

              Përgjigjjuni
            2. E
              ERTV

              Eh merr artist, pikturist, 3 - Dimensionalist ! Portin e VL ja dhe falas Samirit të ndërtoj ca pallate ai që ti shesi. Dhe një marinës për yachte. SR ja dhe Çetit... njëlloj si më sipër DR jua dhe me gjasme arabëve se mbrapa kush e di kush është, njëlloj si më sipër. Edhe Shëngjinin e ke dhënë! Tjetërsove çdo pasuri publike. A nuk na thua ? Po marinës çfarë do ti lesh ?? Mqs ka shkuar puna dhe tek Panormma (Porto-Palermo). Për atë tunel mirë keq Shqiptarët kanë paguar qimet e kokës në vite të vështira. Fare mirë mund të mbetej bazë për marinën. Po ashtu n'a thuaj se sa afër do t'ju kalojnë rruga e re pronës së Kolekave në Vuno (mbi Jal). Mos kujto se do ti kalosh gjërat kaq lehtë. Se shpejt do të hetohesh për këto. Dhe si Salehu që ka ngel majë ballkonit. Ti do ngelesh në Bunker!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Unë kam pasur fatin që ta vizitoj gati 20 vjet me pare. Është një mrekulli inxhinierisë dhe e pabesueshme. Hyrja bëhet edhe nga toka ku ka një numër pa fund dhomash të cilat përdoreshin si depo për silurët municionin, oficinat dhe dhomat e fjetjes. Në krahun e majtë të hyrjes e gjithë faqja ( me sa mbaj mend 3-4 kate ishte pjesa e komandës me dritaret që shikonin nga tuneli. E pabesueshme cfare eshte brenda. Dukej si ato filmat e fanashkences. Ka brenda edhe një tren të vogël për lëvizjen e municioneve dhe njerëzve aty. Një gjë që më bëri përshtypje atë kohë ishte se tuneli tokësor I hyrjes përdorej si banjë nga ushtarët e repartit që ishin aty.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari i mirë Shvejk

                  Sa për sqarim se ky gazetari ja fut kot. Dhe këto promovime bëhen për hapin e rradhês për tjetërsimin e saj. Më saktë gadishujve dhe pronarëve përreth. Se tunelin më gjasme do t'a bëjnë mute (nëndetsja e vetme që është në gjendje të mbytet sot apo nesër brenda dhe ndonjë katër-silurues) Por reporting ushtarak dhe tokat i kanë bërë planet. Sa për sqarim ai tunel nuk është bërë me destination për nëndetset. Se nuk rrezikon njeri strategjikisht të fusi nëndetset në të njëjtin tunel se bllokojnë njëra tjetrën. Ai tunel u bë për anijen e shpejta rraketahedhëse të tipit OSA 1 apo 2 si puna e katerave silurues por më të mëdha dhe pak më të ngadalta por më raketa sipër. Më qëllim që të rritej rrezja për ato raste që nuk i mbulonin dot bateritë bregdetare. Në 40-50km rrezik dhe sot 200-300km. Ai tunel nuk është ideali për nëndetse. Ishte një kopje e Balaklavës në Det të zi në Krime. Por nëndetset duan pier si ato në L'Orient, Rochelle, Bordo, San Nazar, Bremen etj. Në rast situatash gjithë kohës ka pas predha kundër tuneleve aviacioni që më një raketë apo bombë dhe nqs nuk e shkatëronin dot tunelin hyrjen e mbyllnin. Prandaj lerini propagandat! Por nxirrni kokën muhabetit senku e keni. Duket se prandaj u ndërsa dhe ministri. Mqs ky i riu dhe për shkak se është edhe grek, dhe nuk i di gjërat se helbete në autobus. Firmosi direkt dhe duket se është puna e parë e tij Shqipëria tej strategjive ekonomike duhet të rruaj asete ushtarake dhe për ushtrinë, aviacionin dhe Marinën. Kepi i Palit (Bisht Palla) në DR nuk është as me e mirë nga ana strategjike dhe as e përshtatshme nga fizibiletit për shkak të cektësisë. Të rruash 3 pika dislokimi për Marinën apo 4 ... Nuk më duken shumë, për një vend si AL për më tepër ato që e kanë infrastrukturën. Qoftë dhe në kuadër të NATOs minimumi -minimumi 1000-2000 vetë do ti kesh marinarë! Kështu që lehtë i ndan në 3-4 baza. Që mos t'a bëjmë si Kadri Rrosho tek ballë përballë ("kam frikë se do n'a e marrin bazën") Në këtë rast është se e kanë rrugës për t'a likuiduar dhe tjetërsuar thjesht kur të degjoni emrin e përfituesit ...

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Piro

                    Nga njohuritë duhet të kesh qenë ushtarak. Tuneli ishte objekt ushtarak i një vendi të mbyllur ku punohej me vite dhe qindra ushtarak kanë lënë rininë atje. Vlera mbrojtëse e atij objekti sot ka ndryshuar pasi anijet kontrollohen me satelit dhe tjetri ta nis dronin që mban predhën nga Korfuzi e ta shpërthen në hyrje të tunelit dhe kaq ishte tuneli. Sot po bombardohet anija ruse në Sevastopol, në bazën ushtarake të një superfuqie.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cuku 1988

                      BRAVO MIKU I JEP GJEGJE GAZETARI FLET KOT ME TË DHËNAT NGA GJATSIA KOHA E TJERA RESPEKTE

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Prostituta Kombetare sali

                      Bota digjet, kurva krihet…

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sylvinjo

                        Ca lidhje ka me Saliun ky muhabet o rrot kari. Apo akoma eshte Sala Kryeminister ne Shqiperi

                        Përgjigjjuni
                      2. Q
                        Qashtu Qikshtu

                        Hyrja nga deti Jon, dalja po në detin Jon. Kaq.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elena

                          Dokumentari nuk e ka viziten ne tunel se ishte e ndaluar. Prape vende te bukura

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Karaxhiç shkerdheu Sheqeren dhe doli maloku Viçido

                            Nje mut fshiheshin nendeteset..asnjehere nuk u futen aty por ndenjen ne Pashaliman. Nga 4 nendetese nje e gjysem ishin ne gadishmeri

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              veli

                              Nuk është tunel i vetëm sepse ka dhe në Shëngjin pale pastaj gjiganti i Gjadërit.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Remi

                                Të rrnojë jeta dhe vepra e xhaxhit Enver!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje