Plazh me kosto zero: Banorët e Semanit, në det si para viteve 90-të

11 Gusht 2024, 21:50Sociale TEMA
Plazh me kosto zero: Banorët e Semanit, në det si para viteve

Në plazhin e Semanit, banorët e zonës, por edhe të ardhurit nga rrethe të tjera, vazhdojnë të ruajnë traditën e të bërit plazh si para viteve ’90, të cilën e quajnë “plazh me kosto zero.”

Megjithatë, edhe për pushuesit që zgjedhin plazhet private, kostoja e një shezlongu mbetet e përballueshme, duke arritur vetëm 300 lekë.

Shumë banorë të zonës dhe vizitorë të tjerë zgjedhin të improvizojnë çadra në bregdetin e Semanit për të kaluar pushimet e tyre pa shpenzime.

Kam frekuentuar këtë plazh për më shumë se 5 vjet,” thotë një pushuese që ka ngritur një çadër në bregdet.

Jam këtu me familjen prej disa ditësh, dhe nuk kam shpenzuar asnjë lekë. Kam hapur një pus për të marrë ujë dhe ndriçimin e kemi zgjidhur me një panel të vogël diellor.

I njohur për rërën kurative dhe ujin e pastër, plazhi i Semanit, që ndodhet 18 km larg qytetit të Fierit dhe ka një shtrirje prej 7 km vijë bregdetare, është frekuentuar gjithnjë e më shumë nga pushues nga Fieri dhe qytete të tjera.

Pushuesit shprehen se çmimet janë shumë të lira në krahasim me plazhet e tjera, dhe çmimi prej 300 lekësh për një shezlong është tejet i arsyeshëm.

4 Komente

  1. J
    Just Justice

    Po ashtu e kan len qeverrit e 33 vite democraci zonat bregdetare te Fierit jan me keq se ne vitet 90. Ne keto zona koha duket se ka ngelur ne vend me ato rruge pa uje dhe shume her edhe pa drita. Disa thone se ndryshimi do te jete i menjehershem por une mendoj se kur do te vij ndryshimi nuk do te ket me njerez per ta par ate

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      I legena! Shijojeni plazhin e mrekullishem te Semanit e mos u ndjeni, se gati jane vampiret shpellare qe te versulen e tu lene me gisht ne goje, sic bene ane e kend Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Po plehrat?! Po plehrat more shpellare qe i lini ne ate rere te mrekullueshme, sic lopa leshon bajgen! Por bajga tretet ndersa qeset, kanocet e dreqi e merr vesh cfare, nuk treten as per mijra vite. Bisedoja me nje gjerman, teksa isha atje ne ate plazh. I mrekullueshem tha por kaq plehra nuk kam pare as ne Afrike. Me erdhi turp, per kete te vertete rrenqethese.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZYBER

          LUM SI JU QE SJU KA VENE NE SHENJESTER AKOMA RILINDJA SE DO BETONIZOHESHIT PA MESHIRE.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje