“Të moshuarit i lidhnin” - Ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat, për të ngrënë u jepnin….

12 Gusht 2024, 20:20Sociale TEMA
“Të moshuarit i lidhnin” - Ish-infermierja tregon trajtimin

Të ulur pranë njëri tjetrit, kjo është foto e fundit së bashku e dy të moshuarve.

Njëri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga në duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajetë prej andej, fillimisht u dërgua në një agjenci funerale si një i moshuar që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale e më pas e përcollën në morg si të vrarë nga shoku.

Kur grupi i hetimit ka zbardhur skemën se çfarë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet në spitalin psikiatrik me urdhër të Gjykatës, Prokuroria ka administrua përpos kartelave të dy të moshuarve, njëri me sklerozë e tjetri me Parkinson dhe demencë, edhe të dhëna mbi administratorët.

Ajo çka ka kërkuar Prokuroria orët e fundit është sekuestrimi i kartelave të të punësuarve, për të kuptuar nëse plotësojnë apo jo kushtet për të shërbyer si kujdestarë të moshuarish. Nga ana tjetër ka administruar edhe dëshminë  e mjekut te punësuar në azilin privat, që u informua nga dy infermieret nën hetim për ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin thonë se mbasi e panë të dëmtuar viktimën ato kishin kujtuar se ai ishte rrëzuar aksidentalisht.

“Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin”, deklaron në dosje mjeku i azilit, “mbasi më treguan se i moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjencinë funerale”

Një ish-punonjëse që ka punuar si infermiere, në kushtet e anonimitetit tregon për Top Channel mbas krimit se cilat janë kushtet aty.

Ish infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo të gjitha ishin të licensuara. Merreshin në punë edhe nëse kishin bërë një shkollë për infermieri dhe kaq. Të moshuarit nuk seleksionoheshin, një një familjar sillte një të moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim për të fjetur dy pacientë në një krevat gjatë natës. Me turnin e natës ka dy infermiere dhe është e pamundur që të kontrollojnë të gjithë pacientët, ndërsa rregulli është që çdo i moshuar duhet kontrolluar çdo një orë gjatë natës. 

Ish-infermierja: Nuk është e lejuar, familjarët nuk e dinë sepse nuk do t’a linin babain ose në atë gjendje. Shumë pacientë që ishin të pamenaxhueshëm, ata që ndodheshin në katin e infermierisë na vinte urdhër që t’i lidhnim sepse i gjenim të rrëzuar apo të vrarë. 

Por i vetmi institucion që duhet të kontrollojë qendrat publike dhe jo publike për të moshuarit është Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, që o kontaktuar nga TCH nuk pranoi të prononcohet, nëse mbas ngjarjes ka nisur apo jo kontroll në këtë qendër.

Ish-infermierja: Sa kam qenë unë asnjë nga institucionet nuk ka ardhur për kontroll. Higjeëna, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cilësisë së lartë. Gjatë natës pacientët ngriheshin dhe kërkonin bukë sepse konsumonin zakonisht përshesh me qumësht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin nëpërmjet shiringës. Konsumonin edhe bukë me vezë dhe djathë përgjithësisht. Kushtet ishin deri diku të mjerueshme, higjena është zero.

Ka vetëm një grafi të kryer nga KLSH mbi azilet në Shqipëri dhe ai rekomandon mjaft ndryshime që nga kujdestarët deri tek paketa ligjore që duhet ndërhyrë. (TCH)

3 Komente

  1. K
    Kushtet ishin te mira

    Artikull dhe deshmi dezinformues , ne çdo institucion veprohet njesoje , une kam punuar per shume vite ne nje maison de retraite ( shtepi te moshuarish ) jo direkt me ata , mos harroni ata paguajne jo pak por 4,500 euro dhe i duhet vite te presin sa te hapet nje vende . Kur ka te moshuar qe nuk qendrojne i lidhin me nje veshje jo si aty por e njejta qe te mos rrezohen . Ne i ndajme ne tre grupe nje grupe normale ne nje kate me vete, grupi dyte te semure demon alzheimer parkinson dhe grupi trete qe financohen nga shteti pasi nuk kane te ardhura te mjaftueshme Ajo qe pashe ne video dhe e konsideroje skandal ishte qe dy te semure te qendrojne ne nje dhome . Ne i kemi te gjithe me dhoma te vecanta ku dhoma duhet te jet 9 mettra katrore dushi e wc brenda Kati ku jetojne eshte i mbyllur dhe dera e dhomes qendron hapur para se te flejne i japin médicament Dy te semure ne nje dhome haaa ketu familja do kishte kallzuar penalisht institucionin per vrasje dhe do ti kerkonte milona euro dédommagement. Megjithate cfare kamera dha kushtet ishin te mira komode dhe zonja qe deklaronte me fytyre te fshehur duhet ta dije qe ka nje sekrete profesional . Ndersa ajo cfare infermieret kane bere eshte e denueshme dhe duhet te denohen .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pensionisti

      Azili, si cdo institucion tjeter, eshte pasqyre e qeverisjes dhe qeverise. Anarshi ne institucione, anarshiste qeveria. Shoerfillje ndaj detyres ne institucione, sikurse i shperfill detrimet qeveria. .. Qe te mos zgjatem, ja fenomenet qe cfaqen ne te gjitha anet: Vjedhja, mashtrimi, abuzimi, papergjegjshmeria mafjozlleku, lufta per tu pasuruar dukw ju marre edhe driten e syrit dhe jeten te tjereve , arroganca e drejtuesve, qelbesirlleku, kurvelleku, abuzimi me cdo lloj pushteti qe ke ne dore, shitja e interesave te vendit, institucionit, infividit etj etj etj,

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nes mos sot neser do ti lashe gjynahet qe ke bere

        Ed banditi e ka lene kete popull ne meshire te fatit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje