Në një kohë kur blerjet online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, Dogana Shqiptare bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale për qytetarët që porosisin mallra nga jashtë për kufirin e përjashtuar nga detyrimet doganore.
Sipas njoftimit zyrtar të Doganave Shqiptare, janë përcaktuar dy pragje të ndryshme që përjashtohen nga pagesa e detyrimeve doganore:
22 € për blerje online nga jashtë vendit. Ky kufi llogaritet vetëm mbi vlerën e mallit, pa përfshirë kostot e transportit dhe sigurimit. Ndërsa 45 € për dërgesat postare nga individë jashtë vendit, pa përfshirë koston e transportit.
Ndwrsa mbi këto vlera aplikohet detyrimisht deklarim doganor dhe pagesa taksash. Deklarimi bëhet automatikisht nga operatorët postarë, të cilët mund të tarifojnë për këtë shërbim, këto tarifa nuk janë pjesë e detyrimeve doganore.
Nëse vlera e produktit të porositur kapërcen kufijtë e mësipërm, zbatohen detyrimisht procedurat e deklarimit doganor dhe pagesa e taksave përkatëse. Kjo do të thotë se, në momentin që pakoja mbërrin në Shqipëri, ajo i nënshtrohet kontrollit dhe taksimit nga autoritetet doganore.
Individët duhet të kontrollojnë gjithmonë vlerën e mallrave përpara se të bëjnë një blerje nga jashtë. Nëse pranoni një pako nga një mik apo i afërm nga jashtë, sigurohuni që vlera reale e dërgesës të jetë nën 45 €, për të shmangur vonesa apo tarifa shtesë. (Ernilda Luzi)
A do hyjme ne BE, lerini pra keto tarifa doganore se boll hengren buke keto moterqirat e ashruquajtur oligarke e biznesmen. Sekserat pidhmoter te ketij vendi jane te vetmit qe perfitojne nga ky ligj.
Nuk e kuptova se cfare doje te thoje, por te garantoje se edhe vendet e BE-se per blerjet on line nga shtete jo te BE-se kane te njejtet kufij te pa taksueshem si ne. Pra Ne kemi kopjuar BE-ne per kufrin e perjashtimit nga taksat per blerjet online dhe dergesa postare nga miq apo te aferm.
Hyre nuk hyre ne BE ! keto Ligje do jene deri ne nje Ligj te ri qe nuk do te beje vaki asnjehere......sepse si BE edhe Shqiperia i kane kalkuluar gjerat qe cdo dhjete Qindarka qe ka nje Individe tjua kene peshuar - dhogaritur -perpunuar -dhe tjua marin nese mund ti marin dicka !
Hyre nuk hyre ne BE ! keto Ligje do jene deri ne nje Ligj te ri qe nuk do te beje vaki asnjehere......sepse si BE edhe Shqiperia i kane kalkuluar gjerat qe cdo dhjete Qindarka qe ka nje Individe tjua kene peshuar - dhogaritur -perpunuar -dhe tjua marin nese mund ti marin dicka !
Pavaresisht ngjyrimeve, ke folur sakte!
Deri në vitin 2013 Ka qenë 270 euro. Hani mut nash, çdo ditë, mos lini asnjë copë.