Personi që shihni në foto është 43-vjeçari Bledar Spahiu, i cili një ditë më parë humbi jetën tragjikisht teksa ishte duke shkuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që kishin përfshirë Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.
Bledari, babai i tre fëmijëve, ndërroi jetë pasi u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte përfundoi disa metra poshtë në humnerë dhe fatkeqësisht 43-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha të Dibrës ai nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
Prej 19 vitesh ai ishte pjesë e Administratës të Zonave të Mbrojtura në Dibër dhe për të gjithë që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë, ishte një njeri me vlera të larta dhe i përkushtuar në punën e tij.
Lidhur me këtë ngjarje të trishtë dhe këtë humbje të madhe reagoi edhe vetë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo u përcolli ngushëllime familjes së Bledarit, por dhe të gjithë kolegëve të cilët patën fatin që të bashkëpunojnë me një djalë energjik dhe të përkushtuar.
“I dhimbshëm lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit energjik dhe të përkushtuar të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Dibrës, Bledar Spahiu
Prej 10 vitesh, Bledari ishte jo vetëm një punonjës i përkushtuar në mbrojtjen e natyrës në Zonat e Mbrojtura të Qarkut Dibër, por një njeri me zemër të madhe që e dashuronte natyrën, drejt së cilës po kryente edhe udhëtimin e tij të fundit.
U prehsh në paqe Bledar, përkushtimi dhe modeli yt do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për kolegët e tu të Zonave të Mbrojtura! Ngushëllime të përzemërta familjes”, shkruan Kumbaro.
Hanem,Kumbaro! Leri nuskat pa bereqet, por siguroni familjen ekonomikisht dhe i thuaj ajetollahut te surreli, qe ti akordoje Bledar Spahiut, dekoraten me te larte.
Ky duhet te shpallet deshmor dhe familja duhet te marr kompesim nga shteti derisa femijet të mbushin 18 vjeç dhe gruas së tij pension te perjetshem. Faliminderit hero,se ti re ne krye te detyres,por na tregon neve se modeli je ti,atdhetari je ti,por ti ike dhe ne jemi me një më pak i atyre që duhet ta bëjnë këtë vend që për fat të keq kanë ngelur pak. Por ti je nje shembull dhe tregove se midis nesh ka brumë,ka njerëz që vërtet e duan këtë vend,se ky vend ka akoma shprese! Dhe ti ke lënë plot tre fëmij pas,të cilët do të jenë krenar për ty ,se edhe atyre iu ndriçove rrugën se ku duhet ecur dhe kaq mjafton! Ngushëllime familjes!
prandaj them une qe ligji per keta psikopatet qe ndezin zjarre duhet te ashpersohet dhe te denohet si krim i rende, sepse pasojat e ketyre zjarreve mund te marrin jete njerezish. u prefte ne paqe i ndjeri