Harta e re me çmimet e pronave, si do ndikojë te procesi i rivlerësimit! Nga legalizimet te shitja e tyre, përfitimet e qytetarëve

23 Korrik 2025, 10:48Sociale TEMA
Harta e re me çmimet e pronave, si do ndikojë te procesi i

Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit.

Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet e reja të referencave janë gati dhe pritet të bëhen publike në vjeshtë, për t’i hapur rrugë në janar procesit të rivlerësimit. Nëse realizohet, ky rivlerësim i pronave do të jetë i pesti në 14 vjet dhe zakonisht bëhet në prag fushatash elektorale për të shëndoshur financat publike kundrejt përfitimit të pronarëve, të cilët sjellin pronat e tyre në çmimet reale në treg kundrejt një shume më të ulët nga ajo që duhet të paguanin në një rast normal. Procesi i ri pritet të nisë zyrtarisht në janar 2026. Deri atëherë, qytetarët do të kenë kohë të informohen, të përgatisin dokumentacionin dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të pasurisë së tyre.

Së pari, përfitimi më i drejtpërdrejtë është mundësia për rivlerësim të pronës me një normë të ulët tatimore. Shuma që përflitet është 5% (nga 3 që ka qenë në rivlerësimin e fundit) mbi diferencën mes vlerës së vjetër dhe asaj të re të tregut. Kjo vlen si një mundësi për ata që duan të legalizojnë apo përditësojnë vlerën e pasurisë së tyre, veçanërisht për shitje, dhurime, trashëgimi apo përdorim si garanci kredie.

Së dyti, përmirësimi i çmimit referencë do të krijojë një transparencë më të madhe në tregun e pasurive të paluajtshme, duke i dhënë fund vlerësimeve fiktive dhe kontratave me vlerë minimale. Kjo ndikon edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, të cilët shpesh janë penalizuar për shkak të një sistemi tatimor që nuk pasqyronte realitetin.

Rivlerësimi i pronave pritet të sjellë një ndryshim edhe në çmimet reale të tregut. Me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës nga janari 2026, ekspertët presin që tregu i pasurive të paluajtshme të përjetojë një fazë të re stabilizimi dhe, në disa raste, edhe rritje çmimesh. Në zonat urbane dhe turistike, ku vlera e tregut ka qenë shumë më e lartë sesa ajo e regjistruar zyrtarisht, çmimet mund të rriten deri në 30-50%, ndërsa në zonat bregdetare kjo rritje mund të shkojë edhe më tej.

Arsyeja është se pasqyrimi më i saktë i vlerës reale në dokumente do të rrisë edhe pritshmëritë e shitësve. Nga ana tjetër, kjo pritet të ndikojë në rënien e kontratave me vlerë të ulët, të cilat janë praktikuar gjerësisht për të shmangur tatimin, por që shpesh kanë dëmtuar palën blerëse në të ardhmen, për shembull kur prona përdoret si kolateral. Megjithatë, nuk përjashtohet një periudhë kalimtare me ulje të transaksioneve, për shkak të efektit psikologjik që mund të sjellë ndryshimi i vlerës referuese.

Shitësit mund të kërkojnë më shumë, ndërsa blerësit mund të tregohen më të kujdesshëm, duke e bërë tregun më të ngurtë në muajt e parë të zbatimit. Për ndërtuesit dhe agjentët imobiliarë, kjo është një mundësi për të krijuar një sistem më të rregullt dhe më të parashikueshëm. Referencat e përditësuara do t’i japin fund praktikave të përllogaritjeve “me sy” dhe do të vendosin një standard të ri për çmimin e metrave katrorë në të gjithë vendin.

Në anën tjetër, autoritetet theksojnë se rivlerësimi nuk do të thotë domosdoshmërish rritje taksash. “Qëllimi është jo të rëndojmë qytetarët, por të krijojmë një bazë reale për tatimin dhe planifikimin urban”, u shpreh ministri i Financave, Petrit Malaj disa ditë më parë.

3 Komente

  1. a
    arkitekti

    Kjo vonese dhe ky rivleresim, ka pisllek brenda. Synohet rritje cmimesh ne disa qytete, si ato qe nderton e shet Alabari ne Durres, por dhe mbajtjen lart te cmimeve te apartamenteve ne Tirane etj.Natyrisht jane kulla e pallate ndertuar me "djersen e bythes" (me falni per shprehjen), ose para te pista thene ndryshe, ku besoj kane interessat e tyre edhe politikanet e larte ne kete shtet, sebashku me oligarket prane tyre.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Shume shpejt do plasi tullumbacja e ndertimeve dhe mashtrimeve. Kush do ti bleje 80 mije ap e pa shitura??? Po u vendos tatimi mbi qerate dhe pronen asnji nuk do te bleje ddhe ato pak hajdute qe kane leke nuk kane interes as te shesin dhe as te blejne. Cmimet do te pergjysmohen lerini perallat , kjo eshte e pashmangeshme. Do mbarohen leket e droges dhe tenderave nje dite ose do kercasi sopata.Cfar mund te behet tjeter ne nje vend kafenesh ku punojne vetem pensionistèt fukarenj se rinia e mbetur ka makinat dhe lokalet.! Po punon qeveria , vjedh administrata , shkateron opozita dhe ne hedhim valle me tupana ne sheshin Skenderbej si ne Afrike se bashku me turistet me 1000 Euro ne cante dhe me fastfude ne dore dhe jemi te lumtur.Nuk mund te behet nje vend kur punon vetem k/m sado I zoti te jete.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Shume shpejt do plasi tullumbacja e ndertimeve dhe mashtrimeve. Kush do ti bleje 80 mije ap e pa shitura??? Po u vendos tatimi mbi qerate dhe pronen asnji nuk do te bleje ddhe ato pak hajdute qe kane leke nuk kane interes as te shesin dhe as te blejne. Cmimet do te pergjysmohen lerini perallat , kjo eshte e pashmangeshme. Do mbarohen leket e droges dhe tenderave nje dite ose do kercasi sopata.Cfar mund te behet tjeter ne nje vend kafenesh ku punojne vetem pensionistèt fukarenj se rinia e mbetur ka makinat dhe lokalet.! Po punon qeveria , vjedh administrata , shkateron opozita dhe ne hedhim valle me tupana ne sheshin Skenderbej si ne Afrike se bashku me turistet me 1000 Euro ne cante dhe me fastfude ne dore dhe jemi te lumtur.Nuk mund te behet nje vend kur punon vetem k/m sado I zoti te jete.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje