“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë në degët fizikë, kimi dhe matematikë

28 Shtator 2025, 19:04Sociale TEMA
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë në

Në raundin e parë të regjistrimeve, Fizika numëroi vetëm dy maturantë të interesuar. Një shifër alarmante për këtë degë dhe për programe të tjera studimi që prej vitesh përballen me numër të ulët studentësh. Rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mohon interesin e kufizuar për degë ekzakte si kimi, fizikë apo matematikë, megjithatë shpjegon se kjo shifër ka ardhur edhe nga hapja e programeve ndërdisiplinare, një vit më parë.

“Në fakt nuk janë gjë tjetër veçse disiplinat standarde të pasuruara me njohuri të teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto programe të riorganizuara mbushin këtë vakancë që ishte krijuar nga programet ekzistuese apo tradicionale që tregu apo arsimi universitar ofronte”, thot rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës , Eglantina Kalluci.

Rektorja sqaron se këto programe studimi nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me mësuesinë.

Programet bachelor nuk janë programe të definuara për mësuesi, zgjedhjet në ciklin e dytë i ndajnë nëse do të jenë mësues për arsimin e lartë në disa profile apo do të vijojnë të profilizohen në drejtime më shkencore. Ajo që mund të them dhe që lakohet, është se ka ndryshuar trendi në programet fizike dhe shkenca kompjuterike. Ka ndryshuar qasja ndaj perceptimit të fizikës, por kjo nuk është pengesë që studentët që diplomohen nga ky program, nesër të mos jenë mësues të ardhshëm të fizikës.”

Në këtë fakultet ka pasur interes të shtuar në degë ndërdisiplinare dhe programe studimi që lidhen me informatikën.

Kanë qenë programet që lidhen me teknologjinë e informacionit: ndër ta mbeten të renditura Informatika, Data Science dhe TIK. Në plan të dytë vijnë programet ndërdisiplinare, përfshirë Bioteknologjinë, Shkencat Natyrore Mjedisore, si edhe Inxhinieri Kimike dhe Kimi Farmaceutike.

Që prej vitit të kaluar, fakulteti prezantoi dy programe ndërdisiplinare: Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike dhe Kimi Farmaceutike. Këtë vit, ky fakultet ofron programe të reja si: “Data Science dhe Inxhinieri Informatike”, “Inxhinieri Kimike” dhe “Inxhinieri e Kimia e Ushqimeve”, me qëllim modernizimin e kurrikulës dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, duke e bërë shkencën ekzakte më të afërt me tregun aktual të punësimit.

7 Komente

  1. F
    Fatos

    Jeni shprehur gabim: Rektor(rektore) kane vetem universitetet, jo fakultetet. Ne rastin konkret fjala eshte per dekanen e Fakultetit te Shkencave te Natyres.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Por. keto.jane shkenca! Te tjerat jane kot!

      Përgjigjjuni
      1. o
        opinion

        keto shkenca i perkasin shekullit te 20 shoku im. duhet pershtatur me dege hibride te tipit: fizike informatike etj etj. Perndryshe gen z nuk te vjen fare per keto programe dinosaur

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Mire e ke opinion, por baza eshte perseri Matematika! Keto qe thua ti jane degezime! Perse shkojne per Matematike akoma ne SHBA? Apo Shqiperia e di me mire?

          Përgjigjjuni
      2. X
        Xhelozi

        Po për çfar na duhen ne..! Ka ardh koha qe kush shkon ne shkolle ‘ngel’ neser ne jete,se do jete sherbetor i analfabetit që me injorancen e tij ,’eshte i suksesshem’ me shkollen e ‘Tuç Makut’ ,dmth atë të rrugës. Si rezultat modeli i sotem i shoqerisē sone ,që nuk prodhojmë asnje gjilpërë, per fat te keq është ; Sa për matematkë,të gjithë jemi ‘matematicienë’,se e dimë që nji plus nji bëjnë tre dhe s’e lun topi. Per fizikë,na ka ‘bind’ Fred Cako që toka ështē e sheshtë dhe të tjerat nuk na duhen. Dhe sa për kimi,domatet i prodhojmë të kuqe pa i mbjell akoma,se pesticiditet i kombinojme ne menyre perfekte,por tek drograt nuk dime me i perdor dhe na dalin bio.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denis

          Shteti duhet te ndaloje menjehere financimin e shkollimit per shkencat e kotit, si sociologji, psikologji, filozofi etj. Ata qe duan te studiojne aty do ta bejne kete me leket e veta. Shoqeria shqiptare ska asnje interes te paguaj shkollat e aktivisteve qe sdine te prodhojne gje vecse agrivim dhe marksizem.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shteti drejton

            Ça bën shteti?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema