Braktiset Kanina e famshme, të huajt të interesuar për të blerë shtëpitë e lëna bosh

11 Shkurt 2024, 18:50Sociale TEMA

Braktiset Kanina e famshme, të huajt të interesuar për të

Kanina ose siç njihet ndryshe ballkoni i Vlorës, një nga fshatrat më të bukur në kurorën e gjelbër të qytetit bregdetar, po shkon drejt shpopullimit . Prej vitesh të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë duke lënë vetëm të moshuarit.

Banorët e mbetur tregojnë se shkaku kryesor i largimit masiv është bërë gjendja e vështirë ekonomike.

“Nuk dëgjojmë më në fshat një zë fëmije apo të qarë fëmije , pasi nuk ka më fëmijë kanë ikur së bashku me prindërit duke na lënë vetëm në pleqtë.”

 “Më ka marrë malli të mbledh njëherë fshatin si dikur , dhe do marr fizarmonikën do dal në sheshin e fshatit dhe do bëjë muzik për të mbledhur ata pak banorë, më shumë se 30 vite asnjë aktivitet kulturor nuk ka parë ky fshat, se nuk ka më rini, dhe qendra kulturore e shkatërruar.” 

“Kam ngelur “ qyqar” shprehet një moshatar, asnjë nga fëmijët nuk është këtu kemi ngelur vetëm fare .´

Janë shumë pak të rinj që kanë mbetur, ndërsa edhe shkolla po shkon drejt mbylljes për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Ndërkohë, sipas banorëve  shumë të huaj nga Italia, por edhe nga Kosova po kërkojnë të blejnë shtëpi në Kaninë

Në këtë fshat ka pasur më shumë se 2400 banorë, ndërsa sot nuk janë më shumë se 250. Shumica e shtëpive  janë bosh ose të rrënuara./vizionplus.tv/

2 Komente

  1. p
    pilo

    cduan italjanet ne kanine ,,,kosovaret le te vin ,,,se xhami ka ,,,kisha nuk ka ,,,

    1. s
      spata

      Fshati me histori e bukuri natyrore te ralla drejt zhdukjes . Nuk ka ku te shkoje me degradimi i popullsise nga politkat qe ndiqen . Ky fshat ,i lakmuar qysh ne antikitet dhe mesjet ,ne kohet moderrne po humbet vlerat e tij te pakrahesushme . Nuk jane vetem kushtet ekonomike, te pa mjaftueshme per te jetuar atje ,por popullsia ka humbur besimin se a do te kene jetegjatsi nga politkat qe ndiqen .Vemendja e qeverive ,per investime ,tashme eshte perqendruar, ne fshatra ku ata kane elektoratin e tyre .Dihet qe Kanina ka qene dhe eshte e te Djathtes shqiptare,por qe fatkeqsishte u inkuadruan ne Pd e nje shpellari qe se ka per gje ti shkaterroje . Disa drejtues, te ketij fshati, qe ju bashkuan partise se Saliut ,gabuan rende dhe tani fshati paguan gabimet e tyre.Fatet e ketij fshati tani jane ne doren e atyre qe kane influence ne politkeberje . Fshataret e Kanines kane mbetur si femijet jetim .

      Lini një Përgjigje