Tirana gëzon 104-vjetorin e shpalljes kryeqytet, ja aktivitet e planifikuara sot në rrugën “Mylsym Shyri”

10 Shkurt 2024, 10:09Sociale TEMA

Tirana gëzon 104-vjetorin e shpalljes kryeqytet, ja aktivitet e

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet, bashkia ka organizuar disa aktivitete që do të zgjasin përgjatë gjithë ditës së shtunë në rrugën “Myslym Shyri”.
Muzikë nën tingujt e DJ më në zë të momentit, kërcim, zona e sportit, zona e gatimit, zona e argëtimit për fëmijë dhe shumë surpriza të tjera.
Positive Cutz, Pol B2B Fanatek, Ad Disha, Mr. Cool, All Shadows do të jenë disa prej artistëve dhe grupeve që do të performojnë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Lini një Përgjigje