Rama thirrje të rinjve: Nëse largoheni nga vendi, do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar

9 Shkurt 2024, 18:20Sociale TEMA
Rama thirrje të rinjve: Nëse largoheni nga vendi, do ta kuptoni

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin me fokus energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se qëllimi i qeverisë është që të krijojnë në çdo hapësirë të administratës një klimë të re.

Edi Rama: Ne duhet të fokusohemi tek anëtarësimi në BE pa marrë parasysh asgjë. Ne do të jemi gati për BE-në para se BE-ja të jetë gati për ne. Kur BE-ja të jetë gati për ne, ne do të bëhemi anëtarë të BE. Ne duhet të kemi në Shqipëri një vend që funksionon si vend i BE-së. Kjo nuk është për të qenë në rregull me Brukselin. Kjo është e lidhur me të qenit të vetëdijshëm. Qeverisja nuk është thjesht se si qeveris qeveria, por se si shërbehet qytetari, por si garantohet konkurrenca, si sigurohet merita dhe këtë nuk e bën realitet në jetën e njerëzve qeveria, por e gjithë struktura shtetërore, por e gjithë makineria e shtetit.

Këto bëhen realitet në të gjitha syret ku shteti dhe qytetari ndërveprojnë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që pjesë e këtij misioni është antikorrupsioni. Nuk është një luftë e drejtësisë thjesht me personat e korruptuar, apo me praktikat korruptive, por është kulturë shërbimi, është vetëdije që secili dhe secila prej jush ka një rol në klimën e atij institucioni dhe në klimën institucionale të Shqipërisë.

Dua ta mbyll duke ju thënë që qëllimi ynë është që të krijojmë në çdo hapësirë të administratës një klimë të re sepse kur thyen një rekond dhe ne kemi thyer një rekord me kalimin me sukses të radiografimit dhe me hyrjen në fazën e re të negociatave. Duhet që të nesërmen, të gjesh forca të reja brenda vetes për të shkuar më tutje dhe ato mund t’i gjesh me sy kritik duke parë se çfarë mund të bësh më mirë. Ne duhet të jemi gjithmonë e më në formë dhe për këtë aryse është themelore, është A dhe Zh që çdokush që hyn në mëngjes në derën e një institucioni ta ndjejë peshën e flamurit kuqezi që kemi në në dorë ta ngremë në rrethin e flamujve në Bruksel. E kemi në dorë vetëm ne, secili dhe secila prej nesh dhe këtë klimë të re duhet ta krijojmë dhe ka nevojë për përfshirjen tuaj.

Do të bëjmë çmos që ju të jeni të përfshirë. Përtej punës që keni në procesin e krijimit të një fryme dhe të një skuadre të madhe ku shumëkush nuk njeh shumë kënd, por të gjithë bashkë njohim se kush është qëllimi ynë, ta shkulim njëherë e përgjithmonë Shqipërinë nga kthetrat e një historie për të qenë shteti dinjitoz i çdo shqiptari dhe ta ngulim flamurin tonë në të njëjtën hapësirë bashkë me të gjithë flamujt e tjerë të vendeve që i kemi parë me admirim sepse janë shtete dinjitoze për qytetarët e tyre.

Ju më të rinjve ja keni borxh prindërve tuaj, gjyshërve tuaj, ja keni borxh shtetit tuaj që juve jua ka njohur meritën, jua ka dhënë mundësinë dhe jua jep me aq sa mundet mbrapsht dinjitetin që të tjerë të rinj si ju kërkojnë ta kenë dhe jo gjithmonë për arsye të pamjaftueshme nuk e kanë dhe ju duhet të angazhoheni më seriozisht se të gjithë për këtë klimë të re dhe për një motivim dhe përkushtim më të madh në punën e përditshme në shërbim të këtij shteti se jeni shumë vonë për të menduar të ikni dhe më besoni që po ikët, do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar, por jeni shumë herët për të mos e parë me shumë optimizëm se çfarë mund të jetë Shqipëria falë edhe jush brenda 10 vitesh kur ju do të jeni ende në shërbim të shtetit dhe do të keni ende shumë kohë që ta shihni atë që gjyshërit, prindërit tuaj as nuk guxonin të ëndërronin se mund ta shhnin. Në fund, kjo botë është e atyre që guxojnë..

11 Komente

  1. s
    sapa

    Po afrikanet i sjell per kompensim?pleher!Ska shanse ne kete vend te korruptuar qe te rjep edhe breket veshur!Te pakten te ishe i cilter te pranoje se ke deshtuar ti dhe ata qe te shoqerojne ty prej 10 vitesh!

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Idiot

      1. A
        Analisti

        Përveç teje Vito , sa idiote të tjerë kanë dalë nga pi..i i satemë ?

      2. G
        Gazeta

        Nuk ngjit me ky eshte bere i merzitshem.

        1. A
          Adam

          Oooo ti kurvic e xhaxhit Enver!! Bashke me gorren e Tropojes beni dyshen e qelbur per ta bere kete vend te pa banushem

          1. M
            Maloke dhe koketrashe kudo

            Kellef kazme...Ne Tirane akoma uji eshte me orar dhe ti i thua te rinjve te mos ikin. Te majte, te djathte, te poshtem, te larte... te gjithe legena dhe hajdute jane. Mjere juve.

            1. f
              foshnja

              Leri fjalet bosh dhe propaganden. Ik nga ekrani, mos vidh me bashke me te tute dhe puno fort

              1. S
                Shqiptar

                Edhe nje cike do e best si Enver Hoxha dhe do vesh viza dalese te mbash popullin brenda. Se deri tani je bere si Enver Hoxha kur thoshte ne perendim vdesin rrugeve dhe Shqiperia eshte pararoje. Puna eshte se Enver Hoxha ishte patriot dhe nje vile kishte ne emer te Shtetit shqiptar dhe nuk e vodhi popullin sic ben ti.

                1. B
                  Bythet me merimange ne karrige

                  Dhe nje shkak kryesor i largimit,eshte vazhdimi tend si kryeminister,qe nuk krijon bende pune te ndryshme dhe cilesore,por qe vazhdon te besh nje propagande si teneqe e ndryshkur vec per ” sukseset e pafundme”,e gjitha kjo per te ulur bythet ne po ate karrige,

                  1. V
                    Vojsava

                    Pse jeni kaq te ceket njerez?Pse nxirni gjithmone vrere...helm per kedo ...ngelet akoma duke u marre me kohen e viteve te komunizmit. Sepse me sa duket ne familjet tuaja akoma mendesohet per ate sistem.....mbaroi shifni perpara... Une vi ne atdheun Tim shpesh dhe shoh shume ndryshime por ju qe jetoni aty nuk i shihni sepse .... mbetet duke gjykuar te tjeret...... vetem thashetheme kafenesh. Shqiperia ime. Love

                    1. E
                      E DJATHTA DO TË NDIHMOJE PROFESIONET E LIRA.

                      PO IKIN MJEKET, STOMATOLOGET, EKONOMISTET, INFORMATIKANËT DHE TERE TE VETPUNESUARIT . SHTETI JO QË NUK I NDIHMOJI GJATE PANDEMISE SI GJITHE SHTETET E TJERË, POR PO JU VE NJE TATIM QË TI DEBOJE SA ME SHPEJT . BRAVO KURTI, SHTET EDHE ME I VOGEL POR I NDIHMON ME SHUME SHTETARET E VET .

                      Lini një Përgjigje