Pritet përkeqësim i motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

9 Shkurt 2024, 12:40Sociale TEMA

Pritet përkeqësim i motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Për shkak se pritet një përkeqësimin i motit për katër ditët në vazhdim, lundrimit për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit do të pezullohet.

Autoritet bëjnë thirrje që po ashtu të merren masa që këto mjete të sigurohen mirë, ndërsa sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, deri më tani do të vazhdojnë normalisht, por do të ketë njoftime nëse do të ketë ndryshime.

Situata pritet të normalizohet mbas orës 06:00 të datës 12/02/2024.

Nga sot pasdite nis përkeqësimi i motit në Adriatik. Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Të ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, nëse do te ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje te lundrimit do te njoftojmë. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

Lini një Përgjigje