Shqiptarët nën ethe optimiste?!

8 Shkurt 2024, 21:50Sociale TEMA
Shqiptarët nën ethe optimiste?!

Në kohën e një entuziazmi shoqëror shqiptar dukshëm në krizë, duke u përkthyer si venitje e rëndë shpresë, si kurrë më parë në postkomunizëm, përjashto situatën e 97-ës, vjen lajmi i shqiptarëve si “optimistë për të ardhmen”.

Kjo, nga një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Shqipëri, ku sic raporton ATSH, ka rezultuar që rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë për ta dhe familjet e tyre.

Ndërkohë që shumë vende të Europës po përballen me pakënaqësinë në rritje të qytetarëve mbi ekonominë, shqiptarët kanë ende besimin se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, shkruan kështu agjencia shtetërore e lameve, duke raportuar se vetëm disa ditë më parë një anketim i Forumit Ekonomik Botëror zbuloi se ekonomia dhe rënia e saj mbetet shqetësimi madhor i Europës. Kjo pasi në më shumë se 20 vende – duke përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar – rënia ekonomike u cilësia si problemi kryesor gjatë dy viteve të ardhshme.

Pak javë më parë, mediet gjermane raportuan se Gjermania ndodhet në rrugën e recesionit të saj të parë dyvjeçar që nga fillimi i viteve 2000, pasi ekonomia e saj u tkurr në vitin 2023 mes ndikimit të kostove më të larta të energjisë dhe kërkesës më të dobët industriale.

Zyra kombëtare gjermane e statistikave tha se krizat e shumta që prekën ekonominë kishin kontribuar në një rënie prej të produktit të brendshëm bruto në 2023. Duke reflektuar ndikimin e faturave të larta të energjisë dhe kostove të huamarrjes tek konsumatorët, konsumi i familjeve ra ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Por ndërkohë, sipas ATSH-së, sondazhi i IRI për Shqipërinë thekson se ekonomia dhe korrupsioni mbeten sfidat kryesore sikurse në çdo vend tjetër, por ajo që bie në sy është fakti se shqiptarët besojnë ende se vendi i tyre gjendet në drejtimin e duhur.

Por duhet kujtuar se vala e ikjeve frenetike që nga 2016-ta nuk përkon racionalisht me optimizmin e pretenduar shqiptare.

2 Komente

  1. g
    gaz

    Po normal qe do jete me mire, sepse per momentin jemi cope cope ne krahasim me Europen! Logjike e thjeshte, 2 2=4.

    1. Q
      Qytetari i Thjeshtë

      Patjeter qe do te shkoj me mire, besoj dhe shpresoj shume te kemi arritur fundin! Nese eshte keshtu, dmth nese kemi arritur fundin, vetem do ngrihemi, nese jo lumi qe nuk na merr ne dhe klasen tone politike qe po na vjedh jeten, pronen dhe endrrat prej 90 vitesh.

      Lini një Përgjigje