Puna në distancë, si renditet Shqipëria? – Në vendin e 51-të në botë, por të fundit në rajon për koston e jetesës

8 Shkurt 2024, 21:20Sociale TEMA

Puna në distancë, si renditet Shqipëria? – Në vendin e

Sipas të dhënave të Indeksit Global të Punës të publikuara nga “NordLayer”, publikim ky që përkon me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Shqipëria renditet në vendin e 51-të si një ndër destinacionet kryesore të punës në distancë mes 108 vendeve të marra në studim.

Ky indeks, potencialin e këtyre vendeve për t’u kualifikuar e bazon në katër dimensione kryesore për secilin. Vlerësimi në pikë bazohet në sigurinë kibernetike, ekonominë, infrastrukturën dhe sigurinë sociale, elementë këta që garantojnë cilësinë e punës në distancë. Siguria kibernetike lidhet me sigurinë dixhitale, pra me integritetin e infrastrukturës, kapacitetin e reagimit ndaj kërcënimeve dixhitale etj.

Koncepti i ekonomisë i referohet kostos së jetesës, lehtësisë së komunikimit dhe mundësive për kohë të lirë cilësore. Ndërkohë, dimensioni i infrastrukturës dixhitale dhe fizike i referohet aftësive dixhitale të vendit për të ofruar dhe mbështetur një shërbim të qëndrueshëm, të shpejtë dhe të gjerë interneti.

Nga ana tjetër, siguria sociale përfshin aspektet e sigurisë sociale dhe fizike të punës dhe të jetuarit në distancë. Sipas vlerësimit të këtyre faktorëve Shqipëria ka marrë 0.691 dhe 0.680 pikë në sigurinë kibernetike dhe sigurinë sociale, nga 1 pikë në total, duke u renditur mes 50 shteteve me pikët më të larta. Ndërkohë, nga ana tjetër, në infrastrukturën dixhitale dhe ekonomi ka marrë përkatësisht 0.566 dhe 0.652 pikë.

Por si paraqitet Shqipëria krahasimisht me vendet e rajonit? Sipas analizës së ‘Scan Intel’ rezulton se Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë pikët më të larta në rajon duke u renditur kështu si dy të parat. Serbia renditet në vend të 37-të, ndërsa Maqedonia eVeriut në vend të 47-të. Më pas në renditje ndjek Shqipëria vlerësimi i së cilës ishte 0.649 pikë.

Referuar faktorëve të pikëzimit Shqipëria ka siguruar më shumë pikë krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe në sigurinë kibernetike ndërkohë që kjo e fundit është vlerësuar me pikë më të larta në ekonomi, infrastrukturën dixhitale dhe sigurinë sociale. Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë vlerësuar me 0.586 dhe 0.537 pikë respektivisht. Për Kosovën ky studim nuk disponon të dhëna.

Danimarka dhe Holanda kryesojnë këtë indeks si dy vendet me infrastrukturën më të përshtatshme për punën në distancë.

Puna në distancë, si renditet Shqipëria? – Në vendin e

Lini një Përgjigje