Tirana 104 vjet kryeqytet, Veliaj zbulon aktivitetet që do të mbahen në rrugën “Myslym Shyri”: Festa më e bukur në rrugën më popullore të qytetit

8 Shkurt 2024, 14:40Sociale TEMA

Tirana 104 vjet kryeqytet, Veliaj zbulon aktivitetet që do të mbahen

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet, bashkia ka organizuar disa aktivitete që do të zgjasin përgjatë gjithë ditës së shtunë në rrugën “Myslym Shyri”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e festës që do të zgjasë nga ora 10⁰⁰ deri në 22⁰⁰.

Ai ka zbuluar se në aktivitet e organizuara ku do të ketë muzikë me Dj më të njohur të momentit, kërcim, sport, kulinari dhe shumë argëtim për fëmijët.

“Tirana Gëzon! Këtë fundjavë kemi festën më të bukur në rrugën më popullore të qytetit, te "Myslym Shyri", me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Muzikë nën tingujt e DJ më në zë të momentit, kërcim, zona e sportit, zona e gatimit, zona e argëtimit për fëmijë dhe shumë surpriza të tjera.

Bashkohu dhe ti nga ora 10⁰⁰ deri në 22⁰⁰”, shprehet Veliaj.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

 

4 Komente

  1. 5
    555

    DR u be 3600 vite qytet po spo i del kokerr leku per ditelindje...po do i ket nga te fiqve ky se ska mundesi

    Përgjigjjuni
    1. D
      Devolliu

      Epo sigurisht , po të kesh marrë tre pesa , e ke te sigurtë mbetjen në klasë....

      Përgjigjjuni
    2. m
      muuuu

      Bukur ,,dhe pak pastaj fillon muaji i ramazanit ,,,jepi tirona aaa,,,

      Përgjigjjuni
      1. H
        Higjena

        I nderuar Kryetar! Leri keto , por shiko se Tirana eshte qelbur e gjitha.Rruga e Elbasanit ka mbi tre muaj qe nuk pastorhet, bulevardi kryesor po ashtu , blloku me keq , lere pastaj te futesh ne lagje te mbyt pislleku.Ece nje here ne kembe te shikosh gjendjen, mos e shiko nga maja e kullave.N.q.s se njerzit kane vleresuar,kane vleresuar pastrimin e qytetit , por ti dhe kete po e humbet. Keqardhje!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje