Pemë për të përkujtuar të afërmit, Veliaj: “Deri në fund të sezonit mbjellim 100 mijë pemë

9 Shkurt 2024, 14:38Sociale TEMA

Pemë për të përkujtuar të afërmit, Veliaj:

Qytetarët i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë, qoftë për ditëlindje, qoftë në kujtim të një të afërmi që nuk jeton më. Nismës për shtimin e gjelbërimit iu bashkua sot edhe znj. Katina Mano, e cila dhuroi 33 pemë në zonën e Farkës në kujtim të djalit të saj, Eduardit, i cili nuk jeton më.

Në mbjelljen e pemëve ndihmoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. “Ndihem i përulur sot para jetës së një kolegu arkitekt, urbanist, i cili vërtet jetoi 33 vite, por e kishte jetën plot. Eduardi iku në një moshë shumë të re, por la konturet e asaj që është Farka moderne sot, e këtij liqeni ku ne jemi duke mbjellë këto 33 pemë, të cilat znj. Katina i dhuroi me shumë dashuri për qytetin, në kujtim të djalit të saj, në prag të hapjes zyrtare të Liqenit të Farkës si park dhe mushkëri e dytë për qytetin”, tha ai.

Veliaj shtoi se ngjarje të tilla vlejnë edhe për të reflektuar. “Jeta mund të mbushet me llafe, me sherre, me inat, me energji negative, me helme dhe toksina, por mund të zgjedhim ta mbushim me vepra konkrete, me arritje të spikatura, ose duke mbjellë pemë që i ngelen qytetit edhe kur të mos jemi më këtu. Me 33 pemë që mbjellim sot krijojmë një oaz të vogël, një hapësirë që nesër do të bëjë hije. Ndoshta, nuk do jemi këtu kur të bëjë hije mbi nipat dhe mbesat tona, por do kemi mundësi të themi se në emër të Eduardit, kemi një rruge, por kemi edhe një hapësirë të jashtëzakonshme në parkun e Liqenit të Farkës”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët, por edhe bizneset apo institucionet, që t’i bashkohen kësaj nisme, për të shtuar hapësirat e gjelbra. Veliaj shprehu bindjen se gjer në fund të stinës së mbjelljeve, ky numër do të arrijë mbi 100 mijë pemë të reja. “Jemi në stinën e mbjelljes dhe ftesa ime për çdo familje është ta shfrytëzojmë këtë për të kujtuar një të afërm, për të inkurajuar një fëmijë, që të rritet me qytetin dhe gjelbërimin. Ta përdorim këtë nismë, që shumë kompani dhe koorporata që i kanë mundësitë, të mos i shpenzojnë kot, por të lënë një gjurmë dhe shenjë në qytet, një stol ose një pemë kushtuar Tiranës. Sot falë kësaj nisme kemi mijëra pemë të mbjella, kemi kaluar mbi 30 mijë për këtë sezon. Duam të kapim deri në fund të sezonit mbi 100 mijë pemë, që është synimi ynë për çdo vit. Ftesa për të gjithë qytetarët është se nuk është vetëm akti fizik i mbjelljes së një peme, por është akti i mbjelljes së dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin dhe për qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Të afërm të Eduardit u shprehën se kjo dhuratë simbolike ishte një dëshirë për t’i lënë diçka qytetit, ndërsa apeluan për mbrojtjen e këtyre oazeve të gjelbra

8 Komente

  1. L
    Liria

    Mbill dhe peme per te perkujtuar 1,000,000 te ikurit ne kto 10 vjet nga qeverisja jote qe e ke bere Tiranen si Kabul ne dore te klaneve mafioze dhe oligarkeve me ndertime pa hesap e cmime droge.

      1. P
        Poseidon

        Shume mire,POR per sto QE Ke mbjelle deri tani a Ka mbetur ndonje bime me kembe?????? Te mbjellesh nuk ben dem POR kur mbkell DHE ti hane gomaret cfare mbetet.........Populli nuk eshte aq budalle besoj QE ta genjesh perhere.....Keto vite MUND te keshe mbjelle nja pese a gjashte melon dhe cka mbetur.......

              1. f
                foshnja

                Ky i mbjell pemet ne nje ngaster te vogel se gjithe Tirana vazhdon te betonizohet. Kur e bejne popullin budalla le te vazhdojne

                1. S
                  Sokoli

                  Ku i mbjell dhe cfar mbjell ky maskara. Shkoni e shikoni nga parku i Liqenit cfar po bene, po i mbjell bliret ose rrepet nga 2 m larg njeri tjetrit, kur keto drure e kane diametrin e kurores te pakten 10 m.. Ai ka bere tenderin dhe mbasi ka vjedhur nepermjet tij, tani do ti nguli ku te mundet per te fshehur vjedhjen, Shkoni shikoni cfar fidanash ka mbjell edhe si ika mbjell. Perse duhen blere ata fidana aq te shtrenjte kur brenda parkur ka me qindra e me mijra fidan lisi, fidan vidhi, e tevtjere Ata jane pa leke dhe rriten shume mire ne ate terren , por Velija mbjell nga ata fidan qe nuk rriten atje. Ai i mbjell tani dhe i shkul se jane thare ne shtator. Ka mbi 7 vjet qe ne pjen e parkut nga liqenii that mbillen te dy anet e korsise se bicikletave ne janar shkurt dhe shkulen pers erine shtator se jane thare. Arsyeja qendron tek permasat egropes, Ato fidan e duan gropen 40 x 40 cm, por puntoret e Veliajt e bejn gropen sa nje fole zogu duke i vedosur edhe disa plisa anash si rera e cadres ne plazh. Ne gusht thahen, ne shtator dergon Velija puntoret per ti ckulur dhe per ti rimbjell ne janar. Ne kete menyre shtohet ne menyre artificiale numri i pa qene i drureve,dhe parat tona i vjedhe Erjon Velija me shoket e tij. Ky eshte personi qe i ka bere me shume keq Tiranes se cdo njeri tjeter. Mbani mend, pas 10 vjeteh Tirana do te jete qytet i pershtatshem per te jetuar per shkak te betonizimit total, zvogelimit ne minimum te siperfaqeve te gjelberta, rritjes dhe dendesimit galopant i popullsise, trafikut te tmershem, ndotjes jasht cdo kufiri te ajrit ( nga mbi popullimi dhe trafiku), vetengrohjes se qytetit nga dendesia e popullsise. Perse po dendesohet tej mase popullsia ne disa pjese te Tiranes si psh rajoni nga 21 deri tek pallati me shigjeta ku eshte ndertuar nja geto gjigante qe ska asgje te perbashket me cilesine emire te jetes se banorve. Arsyeja qendron ne dakordesine abuzive dhe korruptive midis Erjon Velis dhe ndertuesve, te cilet e zvoglojne shume here koston e ndertimit duke dendesuar pallatet ne njesin e ndertimit ne kurrise se cilesise se jetes se banorve. Xhvendosja nga nje shesh ndertimi ne tjetrin ka kosto per ndertuesit dhe keto kosto ua fshin Erjoni i vete shpallur kryebashkiak i Tiranes sipse mbi 65% e popullsise se Tiranes nuk e ka votuar. Ai ka dal kryebashkiak nga kodi zgjedhor jo nga vota e popullit.

                  Lini një Përgjigje