Sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 4 vitet e fundit dhe në cilin shtet duan të strehohen më shumë

10 Shkurt 2024, 16:20Sociale TEMA
Sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 4 vitet e fundit dhe

Në katër vitet e fundi vihet re një trend rënës i shtesave shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së dhe ato të Schengen-it.

Referuar dokumentit të profilit të Zgjeruar Kombëtar të Migracionit për vitet 2019–2022, bazuar në të dhënat e Eurostat vihet re se nga 17 065 kërkesa të regjistruara në vitin 2019 për në vendet e BE, në vitin 2022 ky numër ka rënë në 10 645.

Në 4 vite vetëm për në BE, regjistrohen 41.540 kërkesa dhe 27.500 në shtete të tjera, duke e çuar numrin total në 69.040 shqiptarë që kanë tentuar të strehohen në shtete të ndryshme të botës.


Vendet kryesore ku shtetasit shqiptarë kanë kërkuar azil janë: Franca, Gjermania, Greqia, Suedia dhe Belgjika. Arsyet kryesore të kërkesës për azil janë kryesisht ekonomike, çka, për rrjedhojë, ka çuar në një  numër të madh refuzimesh të kërkesave për azil nga vendet pritëse

Kërkesat për azil kanë pësuar ulje edhe në Francë, e cila është vendi kryesor pritës për azilkërkuesit  shqiptarë, më 33 % në 2022 krahasuar me 4 vite më parë.  Në Gjermani, numri i azilkërkuesve është ulur me 31%.


Ndërkaq, pavarësisht rënies së numrit  të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE, është parë një trend  rritës i shqiptarëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar një numër prej 14 223 në vitin 2022. 

Nga viti 2019, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 24.2%, ndërsa numri i azilërkuesve në BE ka rënë me 37.6 %.Lidhur me azilkërkimin në SHBA Kanada dhe Australi, trendi ka qenë rënës për azilkërkuesit në  SHBA, ndërkohë që në Kanada numri është rritur lehtë.

Shqetësues mbetet emigrimi i të miturve kryesisht drejt vendeve të BE-së. Pavarësisht një trendi rënës përgjatë 2020-s dhe 2021-shit, në 2022-shin, numri i të miturve që kanë kërkuar azil është rritur dhe ka kaluar numrin e regjistruar 2019-n me 6.2%.

1 Komente

  1. S
    Sara

    po pse? ne jemi vend i sigurte!

    Lini një Përgjigje