Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale

11 Shkurt 2024, 18:11Sociale TEMA

Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale

Policia: Po gjurmojmë edhe ngacmimet online

Bullizimi tek të miturit po përhapet gjerësisht edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, për shkak se edhe përdorimi i këtyre rrjeteve po bëhet më masiv te grupmoshat e reja. Policia e Tiranës thotë se më së shumti po përdoren llogari false për të bullizuar moshatarët e tyre, duke u kthyer në vepër penale për uniformat blu.

Sipas Kodit Penal përdorimi i llogarive false, tashmë përbën vepër penale që dënohen nga 6 muaj deri në 6 vite burg, pasi klasifikohen si falsifikim kompjuterik apo përndjekje dhe në këtë rast dënimi është nga 6 muaj deri në 4 vite. Në rastin e  personave të mitur, policia thotë se është bëre këshillim në prani edhe të prindërve.

Klodian Bilushi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimit Kibernetik: Për vitin 2023 janë shumë pak situatat e kallëzimeve të paraqitura në sektorin tonë. Janë diku 6-7 dhe kryesisht janë fëmijë të moshave 12-15 vjeç. Zakonisht vijnë për problematikën duke hapur faqe false në rrjetet sociale, por në fund dalin që janë shokë apo shoqe klase, apo klasa paralele. Janë vetëm problematika të bullizimit në thonjëza në rrjetet sociale dhe në momentin që paraqiten tek ne në prani të prindërve, psikologut, i tregojnë. E quajnë argëtim ta bëjnë diçka të tillë në rrjete sociale.

Por kujdes duhet treguar me fotot e të miturve në rrjetet sociale. Policia thotë se tashmë po gjurmohen edhe ngacmimet online apo pornografia me të mitur, ku çdo foto e hedhur në rrjetet sociale sinjalizohet në polici.

Klodian Bilushi: Janë disa sisteme monitorimi ku në rast që fokusohet diçka e tillë ne njoftohemi direkt përmes sistemit. Kemi raste të tilla dhe janë çështje në hetim.

Zhvillimi i teknologjisë paraqet një sfidë për gjithë shoqërinë, kryesisht për fëmijët. Sipas ekspertëve këta të fundit janë përballë rreziqeve të shumta të cilat mund të jenë, ngacmim virtual, ekspozimi ndaj përmbajtjeve pornografike, keqpërdorimi i të dhënave.

1 Komente

  1. M
    Me emër

    Bullizëm do të thotë gjë e mirë?.... . Kur thonë fjalë të mira për ty, apo tallesh? E vë në lojë.... .

    Lini një Përgjigje