FOTOT/ Era e fortë rrëzon pemët në mes të rrugës në Këlcyrë, bllokohet qarkullimi

11 Shkurt 2024, 16:19Sociale TEMA

FOTOT/ Era e fortë rrëzon pemët në mes të rrugës

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit – Këlcyrë dhe aktualisht qarkullimi është i bllokuar.


Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçare mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

I gjithë Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë.

Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore rurale në Tepelenë, Përmet dhe krahinat e Zagorisë e Pogonit.

 

Lini një Përgjigje