Delvina, një qytet ku duket se ka rënë bomba atomike

28 Maj 2024, 10:11Sociale TEMA
Delvina, një qytet ku duket se ka rënë bomba atomike

Nga Josif Papagjoni

Ka një histori të madhe ky qytet, ne kohen e osmaneve qe kasaba, ku rrinin administrata, ushtria, zejet; behej tregti, qarkullonte paraja etj. Dikur qyteti vinte fill pas Gjirokastres per nga pesha ekonomike. Mbeti qender e rrethit te Sarandes deri nga fundi i viteve ’50, pastaj qendra u vendos ne Sarande…

Dhe nisi pak nga pak tehollimi i qytetit, investimet u adresuan me shume ne Sarande, per pasoje edhe popullsia. Vezullimi i dikurshem u zbeh. Nisi rrjedhja, fillimisht e intelektualeve nga Delvina qe vendoseshin ne Sarande, me pas zanatçinje e profesioniste te ndryshem. Delvina e humbi statusin e primatit. Por nuk e humbi, ama, zhurmimen e njerezve, zerat e punes…

Pas vitit 1990 rrenimi ishte i frikshem, i dhimbshem. Sidomos sot gjendja eshte me te vertete e zymte. Tek bujta aty, qyteti m’u duk si i shkretuar. Mungonin njerezit. Mungonte hareja. Mungojne zerat njerezore. Shkova dhe piva nje kafe me vellane. U ulem fillimisht ne lokalin prane bustit te Sulejman Delvines, aty ku dikur qe busti i Stalinit. Lokali ishte mbyllur.

Ne lokalin tjeter prane pame ca njerez me fytyra te trishta, pa shprehje; aty pihej si ne nje mort, me gotat e rakise perpara. M’u duken si ndoca personazhe prej çifligjeve te vetmuara mbushur merzi e kotni te Çehovit, duke bluar trishtimet e kohes dhe pamundesive. Shkojme tek ai lokali tjeter atje, i thashe tim vellai, duket si me i mire. Shkuam dhe pime nje kafe, qendruam dy ore…

Ku qene njerezit e dikurshem te ketij qyteti gazmor? Nga i kishin marre kembet? Qyteti eshte braktisur. Sheshi, dikur i gjelberuar ku delvinjotet pushonin e kuvendonin ulur neper stola, sot eshte nje rrafsh i dyste me pllaka guri. M’u duk si nje plage. Nje plage e bardhe. I bukur ky shesh, por bosh, mendova. Te hante. I denje, mbase, per nje qytet me te madh, jo te vogel. Shesh pa asnje peme, pa gjelberim.

Dikur ne rrugen bri tij gelonte turma njerezore. Shetitja ishte argetimi me i madh i qytetit. Njerezit dilnin me kuç e me maç, kishte shume te qeshura, shume femije, zhurmonin. Delvina nga vete tradita e saj urbane ishte e dashuruar pas muzikes, e njohur per sazet e saj. Nje popull gazmor, qejfli. Po sot ku jane njerezit e saj? Duket sikur i ka thithur dheu.

Eh… nje shesh bosh, nje qytet bosh, sikur te kishte rene bomba atomike. Rralle e tek shikohej ndonje njeri qe zvarriste kembet e lodhura, ndonje femije, ja dhe dy vajza te bukura e plot gjalleri. Ato qeshnin. Me siguri pas dy-tri vitesh do ta braktisnin qytetin, do ndiqnin fatin e tyre…

Ah Delvine, si je katandisur keshtu?! Por nuk je vetem ti. Qytetet e vogla keshtu jane katandisur, shtepi te shkretuara me ca pleq te shushatur mbetur ne pritje te vdekjes. Dhe te ze nje trishtim qe te mbyt. Pse qytetet tona u kthyen ne ca burgje a kampe te reja internimi per te “mbeturit”, pse ia kane mbathur te gjithe, pse s’po i mban me kjo toke si dikur? Pse dreqin, pse?

Dhe trishtimi te kaplon me shume kur sheh fusha te tera mbetur djerr, mbuluar nga zhukat, gjembaçet dhe barishtet. Eh, dikur harlisej gjelberimi asaj ane, rriteshin per bukuri drithrat, perimet, drufrutoret. Ku dreqin thyen kembet keshtu te gjitha? Ç’behet me kete vendin tone, me fshatrat dhe qytetet tona te braktisura?…

Kur shkoja motit ne Delvine, gumezhinte rinia, buçiste hareja, ne pallatin e saj te kultures gjeje dhjetra e qindra vete. Keto sot jane kthyer ne varreza. Shkoja shpesh ne kete qytet, aty m’u martua motra e madhe, aty u njoha dhe me time shoqe qe ishte mesuese gjimnazi. Po sot?

Pashë nga larg godinen e shkolles se dikurshe bujqesore, aq me fame dhe emer te madh atyre viteve. Qe katandisur si nje germadhe e pabezajt… Te dhembte heshtja e pallateve pa njerez, heshtja e ndermarrjeve te dikurshme te Delvines, heshtja e fabrikave te vajit, te veres etj. Ne ndermarrjen e drurit kisha blere bufene 12 mije lekeshe kur mora shtepine time te re. Ajo furnizonte gjithe rrethin e Sarades e me tej.

Dy ore piva nje kafe dhe syte me pane veç 10 a 15 vete, kur dikur ai shesh e ajo rruge ishte perplot me njerez…

Delvinjote, ku jeni? A do kthehet kush nga ju ne qytetin e lindjes apo asnje e kurre me? Kjo do te jete valle historia e pritshme e qyteteve tona si Delvina? Do vazhdojme te mbushim koken me brofkat televizive te çdo nate me po te njejten reklame turllosese, se turizmi eshte shpresa e vetme, eshte thesi i dhuratave te babagjyshit te vitit te Ri. Ai do na shpetoje nga varferia.

Apo duhet t’i veme gishtin kokes dhe ti kthehemi punes, mos t’i leme tokat djerr, as shume gjera te tjera qe mund t’i bejme vete duke e orientuar biznesin ne drejtimet reale te punes dhe leverdise. Po nuk u be kjo, dhe me urgjence bile, qytetet tona do te shkretohen me shume dhe kjo epidemi e mosgjetjes se lumturise ne vendin tend do ta shnderrojë gjithçka ne nje varreze te bardhe…

22 Komente

  1. L
    Lik

    Lume natyra aty ku ska njerz….ai vend asht per mua , dhe mos harrojme kthehu ooo burre e jepi jete ati qyteti ….mbas noshta vine soliterat e germadhat si gjithe bregdetit ne shqiperi qe e bet mut gjithandej..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ardi

      Miku i Vuçiçit dhe i Mitsotaqis te cilit i beri dhe bustin ne mes te Himares. Edi Rama kryeministri yne. Qe po ben gati ligjin dhe ligjin sterilizimit qe te zhduki teresisht rracen shqiptare. Po e kryen me se miri misionin e tije. Faktet flasin vete.

      Përgjigjjuni
    2. r
      ramizi

      Eshte per te ardhur keq, qytetet e vogla dhe fshatrat po boshatisen ne menyre te frikshme.Krimi dhe korrupsioni po sundojne kete vend.Po nuk e moren ne dore BE dhe Amerika kete vend do e marri lumi.Te dyja krahet e politikes jane te korruptuar.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Po boshatiset Italia, cfare ju sygjeron atyre? Ekziston nje ligj per njerezimin, difuzioni. Aty ku ka ca mundesi, fillojne te vijne njerez nga lagje te tjera, qytete apo fshatra te tjera, dhe kur nuk ka me, vijne nga shtete te tjera me te varfera. Shqiperia do presi krah pune nga Filipinet, Pakistani, e me rradhe.

        Përgjigjjuni
      2. Çelo Mezani

        Ik ne Memaliaj te shikosh Çernobilin pas shperthimit!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saranditi i vjeter 24 karat

          Une personalisht jetoj prej shume vitesh ne Sarande ....mire e keni qe ne Delvine ka rene bomba atomike ....me thoni nje arsye qe duhet te shkosh te jetosh ne Delvine ??? Edhe ne kohen e sistemit te shkuar ne Delvine qelbej ere koke e pace dhe gabzere dhensh ..qytet qe veshtire mund te shkoje dikush te kaloj jeten ...ka dhe nga ata patriote qe kan lindur e ritur atje , ok asnje lloj problemi ....vec eshte qytet i zymte , pa perspektive , pa te ardhme ...pa gje kur gjeje ....po targat ??? DL , cdo me thene DL ??? Une them duam loqe hahahahahahahahahahahah kishim nje kontra edhe ne futboll ....u cqyenim bythen perhere ....shifeni dhe vete si u mbarojne emri ...delvinjot , idjot ....kurse ne sarandez , hollandez , bavareze , ckotceze etj etj ...mos i merni per kapital , jane shaka qe i kemi bere perhere me ta ....thjesht bera humor dhe asgje tjeter ...sinqerisht po them ...vec qyteti eshte pa perspektive , dhe pa te ardhme ...nese dikush do te kaloj jeten ne qetesi absolute dhe pa zhurme ..atehere Delvrima , me falni Delvina hahaha eshte qytet i pershtatshem ....

          Përgjigjjuni
          1. C
            Canada

            Ku jetoje une ,njerzit do ta kishin ender te jetonin ne Delvine apo qytete te tjera te vogla te Shqiperise.Para disa kohesh kam para nje video per Delvinen me dron, nje parajse e vertet,,,natyra magjepse,disa km nga bregu detit,kodrat e gjelberuara,me tej malet fantastike,,dhe vete Delvina vendosur ne nje reliev fushor dhe kodrinor te shkelqyer.E keqja jane njerzit dhe vizioni per te ardhmen,,sepse fare mire rrethinat e Delvines si kudo me Shqiperi,mund te kthehen ne zone te zhvilluar blegtorie,vreshtarie,agroturizem,etj,dhe me traditat,etj,por per kete duhet njerze qe ti vlersojne keto resurse dhe per kete do te ishte shume mire te popullohej me gjerman,belg,danez ,dhe te tjere nga veriu i Europes dhe do te shikon mbas 5-10 vitesh se si ka per tu bere.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Astrit Begu

              Do të vijë koha kur do të marri malli për erën e dhenve dhe aromën e paçes. Tani je vetëm një hallkë e sinxhirit të shoqërisë së konsumit. Dhe shumë afër e të qënit robot.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pushteti i Varferise

              Delviniotet ashtu si tere shqiptaret (kush ka sado pak mundesi) me valixhe ne duar t'ja mbathin nga ''Rilindja" qe ka pjellur fukarallek e maskarallek ne mbare vendin.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Endri

                Ja mbathen nga injoranca dhe kafsheria e shpellareve qe I vune zjarrin cdo burimi jetese ne menyre te ndershme dhe krijuan kultin e kriminelit qe pasurohet sa hap e mbyll syte.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Ardi ...rezident in USA, shpirterisht in Albania

                Nuk e di ,por keni shkruar gjithçka ndiejme sa here na bie udha ketyre anève,sa shume kujtime,sa shume dashuri ,sa shume hare ,gjithçka ishte ndryshe.. flas per gjithcka te bukur ka kaluar pjesa me e madhe e njerzve dikur,sot njerzit kudo qofshin jane te palumtur,te ngopur ne stomak shumica ,por bosh perbrenda shpirterisht, pa miq ,pa shoqeri ,pa femijet ... me stresin mbi koke ...me shèndetin mendor te rrènuar nga kotèsia, fallciteti ku njerzit po shqyejne shtazèrisht njeri tjetrin.. paskemi qène te lumtur por nuk e dinim...

                Përgjigjjuni
                1. i
                  i drejti

                  Kete pyetje beja edi rames e jo ne popullit te thejshte ok se aty vidhet dhe njerezit e shohin se nuk ka te ardhme e ikun mos shkruaj dokrra po kerkoj edi rames investime pa taksa pa korrupsion e do ta shikosh qe njerezit kthehen dhe punojn e investojn por kur tek i pari e i fundit te kerkojne ryshfet e para per cdo gje atehere njerezit ikn nga syte kembet ok mos pirdh kot kjo eshte e verteta se qeveria nuk jep shprese jane te gjithe hajdute kurva mashtrues kriminela bythlepires e ti thau te kthehen per te ju lepire bythen qeveritareve per nje rroge ik o kar ha ndonje pilaf.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qazim Mulleti

                    Islami radikal pas 90 zuni vend ne Delvine..trashegimi ka,zone pjellore,punetor...por ja

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berati

                      Ke kerkoni te kthehet? Qyqet e mergates,jashteqitja e kombit,maloket,çeçenet,pd- istet,berishistet,ballistet, legalistet? Joooo. Ata i debuam njehere e pergjithmone.Shqiperine e duam per vete. Kjo eshte Shqiperia qe duam. Dhe skeni pare gje akoma.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Me ne fund nje shkrim kritik

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Ndonjehere nuk duhet kerkuar cdo gje nga qeveria qendrore. Duhet te filloje me njerzit e zones dhe me qeverisjen lokale, sepse asnje me mire se vendasit e cdo zone e krahine nuk e dine me mire se cfare i duhet vendit apo me cfare duhet te zhvillohet. Duhet te fillojne vete njerzit e ketyre zonave te gjallerojne dhe rregullojne keto vende, pak nga pak, se ne shqipetare duam te behet cdo gje brenda dites, por dicka te ndertohet merr kohe. Ne disa fshatra kam pare qe te rinjte po shikojne qe tani edhe periferite po behen te frekuentuara nga turistet dhe kane nisur ne menyre vullnetare te organizuar te bejne disa ndertime infrastrukturore dhe estetike, me qellim qe te rrisin turizmin ne zonat e tyre. Boll me neper kafene gjithe diten, nje pjese te kohes edhe sikur vullnetarisht duhet ta dedikojme me aq mundesi sa kemi per te rigjenerojme vendin tone.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            mos u merzisni te gjitha keto vende do ripopullohen me kolone azie-afrike, seshte hera e pare.

                            Përgjigjjuni
                            1. u
                              uskania

                              Po ti vetë?

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                drini

                                Edhe ne perendim keshtu ka ndodhur, populli ka shkuar ne qytet per shum motive, p.sh tirana nga rreth 150.000 banore ne 90 ka vajtur ne rreth 1 miljon tani apo jo ?! Shkoderlezh tirandurres korçpogradec sarandgjirokaster dhe qeveria t'rregulloj infrastrukturat dhe njerezit te punesohen ne kto qytete

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Accidentally_genius

                                  Hahahha..ju qifsha ca ju mban pragu..bashke te gjall e te vdekur e fmit e mero corapes..qe i lepi bythen ketij serbi te qelbur qe na drejton..fajin si gjithmone e ka saliu..prit se skeni pare gje akoma..ti mut gazetar dhe ky mero gru qimi.. qe per cdo qelbesirllek te kesaj qeverie qe mban era qelbesire me e pakta..fajin ja vini saliut..nuk e dua saliun por ama kete hata qe keta i bene ketij shteti..ska ka bere kush ne histori..mire apo keq saliu beri dicka per ketw popull..dhe nuk pati eksod biblik si tani

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fat man

                                    Pallavra delina eshte plot me banore gumezhijne zerat e femije dhe jeta si ne parajse, ja u tregon Edi ju ker te vije per te bere mbledhje me kar-vanin e patronazhisteve qe nuk do te kete vend per te hedhur as kokrren e molles.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vilma

                                      Memaliaj, bomba ka rene. Vend i shuar. I vdekur, e i pa kallur. Asistencë sociale minimale, as 50euro, të intubuar, ata pak frymor që jetojnë atje.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje