Procesi jetësor i moshimit dhe sfidat sociale dhe ekonomike qënatyrshëm vendosen përballë individit, por njëkohësisht edhe përkundrejt politikave shtetërore në mbrojtje të qytetarëve dhe tëdrejtave të tyre për një jetesë dinjitoze në moshën e trete, - mbeten gjithmonë një çështje, qasja ndaj së cilës kërkon formë e rrugë gjithnjë në përmirësim për t’ju përgjigjur sa më mirë këtyre sfidave.
Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit dhe jo vetëm, ofron tashmë një qasje të re në këtë aspekt, e cila nga viti në vit pasurohet me ide dhe koncepte të reja, në kuadrin e strategjive dhe politikave të popullsisë dhe zhvillimit, të cilat ngrenënevojën e hartimit të planeve afatgjata, sociale, ekonomike dhe shëndetësore, lidhur me një përballje sa më të lehtë me procesin e moshimit.
UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë) prej vitesh po i jep Shqipërisë një ndihmesë të çmuar në këtë drejtim, për të ofruar një bazë solide për politikat dhe planifikimin, duke siguruar që çështjet e moshimit të integrohen në programet kombëtare të zhvillimit dhe strategjitë e reduktimit të varfërisë.
Në Konferencën dedikuar temës në fjalë “Politikat kombëtare për moshimin 2024: Sfidat dhe qasjet e reja në Shqipëri, Çështjet, konceptet dhe pozicionet në vendet e BE-së” tëorganizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe EURAG, - përfaqësuesja e UNFPA, znj. Elsona Agolli solli një analizë të detajuar përmes shifrave sa i takon Programit tëveprimit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin, për një të ardhme të qëndrueshme.
Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD), e mbajtur në Kajro, në 1994, transformoi të menduarit global mbi çështjet e popullsisë dhe zhvillimit dhe përcaktoi një axhendë të guximshme, duke vendosur dinjitetin dhe të drejtat e njerëzve në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ndërsa Programi i Veprimit afirmoi një qasje të integruar ndaj zhvillimit të bazuar në të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin dhe mundësitë gjithëpërfshirëse që njerëzit të jetojnë dhe të zhvillohen.
“Shqipëria në vitet e fundit – u shpreh zonja Agolli - ka demonstruar angazhimin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ICPD dhe ka treguar se edhe një vend i vogël me vetëm 28,748 km2 dhe afërsisht 2.7 milionë banorë mund të kontribuojë në mënyrë domethënëse në axhendën e qëndrueshme globale.”
Po ashtu përfaqësuesja e UNFPA në Shqipëri theksoi se “Vizioni dhe vlerat e Programit të Veprimit të Konferencës Ndërkombëtare të 1994 për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) vazhdojnë të frymëzojnë prioritetet e zhvillimit në mbarë botën. Parimi kryesor i programit – që shëndeti dhe të drejtat seksuale e riprodhuese, si dhe barazia e grave janë parakushte absolute për zhvillimin e qëndrueshëm – tashmë njihet gjerësisht në axhendate zhvillimit global.”
Shqipëria dukshëm ka bërë hapa konkretë, duke pasuruar politikat e saj kombëtare me konceptet e reja të vendeve të BE, ndonëse plani më i fundit 2020-2024 mbart ende sfida qëkërkojnë përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë tëpolitikëbërjes.
Në këtë rrugëtim gjithherë sfidues, Shqipëria ka paturmbështetjen e UNFPA, - e cila siç u shpreh zonja Agolli - ka mbështetur Shqipërinë për të bërë ndryshime të rëndësishme duke filluar me investimet në kapitalin njerëzor, duke trajtuar problematikat demografike, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe shëndetin seksual e riprodhues, duke garantuar të drejtën e të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme dhe të drejtë, si dhe duke u fokusuar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.”
“Shpresoj se UNFPA dhe Shqipëria do të vazhdojnë të kenë një vizion të përbashkët, në mënyrë që të ndërtojnë një të ardhme më të barabartë, gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të begatë për të gjitha moshat.” – u shpreh mes të tjerash zonja Agolli.
Kaq u bëra dhe fjalën " moshim" nuk e kam parë , dëgjuar apo lexuar ndokund . As në fjalorin shqip- shqip , nuk ekziston .