
“Buzë lumit të Kaurit me porosi të Kadri Hazbiut ish kryetari i kooperativës, Alush Majko i njohur për instiktin e tij të fortë varrosi nën dritaren e dhomës së gjumit të tre gjeneralët, Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon.”
Ky është një fragment nga libri i shkrimtarit Namik Jahaj “ Klithmat e Brengës “ për tre gjeneralët e varrosur në një zonë midis fshatit Vranisht dhe Tërbaç, afër një përroi, por një banor I fshatit ishte I vetmi I cili e dinte këtë varr dhe më shumë se 25 vitesh ai e ka mbajtur të fshehur.
Shtëpia e Alush Majkos është e rrënuar sot, por në kujtim të tre gjeneralëve është vendosur një shkëmb me një pllakatë, ndërsa në varrin ku ishit të varrosur tre gjeneralët janë mbjellë tre qiparisa.
Për shkrimtarin ,të cilit Alush Majko i rrëfeu sekretin para se të largohej nga kjo jetë legjenda e varrit të tre gjeneralëve nuk ishte në qiell, por ishte në tokë.
“Por këmbëngulja e Shkrimtarit Namik Jahaj pasi një periudhe të gjatë kohë më në fund 80-vjeçar i ka treguar vendin ku gjendeshin të varrosur tre gjeneralë . Pasi i ka çuar tek vendi ku gjendeshin trupat e tre gjenerali , më në fund plaku ka nxjerrë një psherëtimë e cila i qëndronte si mjegull”, tha Namik Jaho, autori i “Kliuthmat e brengës”.
“Ka qenë një kërkim prej 26 vitesh dhe kur igjetëm në këtë gropë, trupat e tyre kanë qenë mbi njëri-tjetrin”, tregon me lot në sy Afërdita Çako, vajza e Hito Çakos.
Për historianin Pëllumb Xhufi, libri është një subjekt Shekspirian, pasi është historia e tre gjeneralëve të cilët përfunduar të dënuar për idetë në forcim të ushtrisë dhe të mbrojtjes, por që binin kundërshtim me liderin e asaj kohe.
“Janë tre figura të rëndësishme për rëndësinë e kësaj treve dhe jo vetëm . Ministri i Mbrojtjes Balluku i cili ka qenë ndër drejtuesit kryesor të grupeve guerile dhe të brigadave partizanë. Dume ka qenë komandoni i batalionit hakmarrja dhe më pas komandant dhe shefi i shtabit të ushtrisë. Hito Cako, ka qenë në Vlorë në grupet guerile dhe drejtues i brigadave partizane dhe drejtor i drejtorisë politike. Ishin atdhetarë dhe njerëz të rreptë dhe njerëz që jepnin dhe jetën për atdheun. Ka një vlerë të madhe vajtja në vendin ku ata në mënyrë të fshehtë u varrosën, por me besnikëri i ruajtën nga banorë e zonës, nga kryetari i Kooperativës së zonës nga Alush Majko, i cili ka treguar një besë të jashtëzakonshme dhe vlerësim ndaj figurave”, u shpreh Pëllumb Xhufi.
Grupet polifonike kanë kënduar në kujtim te tre gjeneralëve në promovimin e librit për të cilin folësit kërkuan që një ditë të mund të bëhet edhe film.
Dava komunistash. T'u vra njëri tjetrin. Por duket se ka pas dhe burni. Si ky që nuk e morri sekretin më vete por tregoi që edhe ata të kishin një var. A mendoni se dhe shik-sët e Saleh-ut janë kaq burra sa të tregojnë ku e groposën Remzi Hoxhën atë që hoqën qafe më urdhër të atij majë dritares. Mqs Saleh-u ka fol për të kuqtë!
Me kete shkrim m'u kujtua thenia gjeniale e fan Nolit, se Shqiperia eshte vendi i anarshive. Edhe ne kete rast, poeti Namik Jahaj eshte kthyer ne historian; ndersa historiani Pellumb Xhufi ne poet.
Thurini himne kriminelëve. Nuk dallon asnjëri nga Enveri, Mehmeti, Kadriu, Koci Ramizi etj
Me se fundi edhe ata burra kane nje varre, ku familja ti kujtoj dhe ti qaj, … Miq do ti kujtoj , te pa udhet do ti sajne ,ajo qe ndodhi nuk ndreqet me … lerini te qete te vdekurit ne varre … ngushellime familjareve te tyre,te rroni dhe ti kujtoni A M I N .
Nostalgjia enveriste ne kerkim te rrenjeve te lavdise se vdekur.
Zoti Pellumb,perpara se te besh letrarin,bej historiani.Mblidh dokumentat qe sigurojne paaftesine e tre gjeneraleve dhe te tjereve pas tij,coji ne gjyq dhe foto pafajesine per ta.Nxito,sa Jane gjalle Ca nga ATA qe gjukuan dhe deshmuan.Pastaj thuru himne e leggenda.
Po nuk e ban dot mo shoku historianin,se mosha ban te veten,dhe ka "skadencen" e saj . E kam nigju keto kohet e fundit Xhufin, i cili gjat bisedes e humbet fillin dhe pyet : Ku e lam muhabetin ???
Gjeneralet e lavdishem do te mbeten legjend ne memorjen e atdheut.
Historia e varrosjes se tre Gjeneraleve eshte thjesht skenar i Kadri Hazbiut i vene ne zbatim nga Cobo Osmeni, qe nuk permendet dhe nga Alush Majko, ish kryetar kooperative. Marrezite qe shkruan Sefer Pasha , jane vazhde e fantazise se tij te semure. Cobua me Alushin, si njerez besnike te regjimit komunist e ruajten kete sekret deri ne 1982. Kur u arrestua Kadri Hazbiu, keta i bene leter Enver Hoxhen dhe e bejne me dije per cka ka ndodhur duke anatemuar jo vetem gjeneralet, por edhe Kadri Hazbiun. Kjo gje mbeti ne heshtje , deri kur ne vitin 2000 Alushit i trokiten ne dere djali i Beqir Ballukut dhe nipi i Hito Cakos. Alushi nuk e mbajti me sekretin, por tregoi vendin. Kjo eshte historia e vertete dhe jo brockullat e Sefer Pashes.
Fatkeqsi kombetare kur poppulli nuk njeh historine e vet. C'dime ne per vrasjt e bujshme te kupoles se gjeneralve e intelektualve, qe ngriten Shqiperine komuniste . Nese nuk arrin te gjukosh e te vlersosh kontributin e atyreve, qe u quajten burrat e kombit ,kombi s'ka te ardhme. Faktet tregojne se rrokullima e shqiptarve, drejt fatkesive ,ka ne themel likujdimin e kokave qe kane drejtuar popullin e shtetin shqiptare . Jo vetem keta 3 Gjeneral por dhe shume intelektual te pushtetshem, me shume kontribute per kombin , paten nje fund tragjike.Tragjedi pas tragjedije si djepi i femijve pa femije te rritur e te plakur . Ata u likujduan politikisht pamvarsishte meritave e sakrificat ne sherbim te atdheut .U cilesuan armiq pa ua vertetuar se ishin te tille . Strukturat e sigurimit te Hoxhes, ne bashkpunim me ato te UDB. likujduan kohe pas kohe brezin me te fuqishem qe kishte pare historija e Shqiperise qysh pas shpalljes se Mevetesise . Dikush shkruan se ata i moren me vehte te vertetat .Jo .Ata e dinin se cfare po pergatijet dhe sinjalet ne popull i kishin dhene .Here me kenge e here me gjeste.Kur dualen para gjyqit famkeq, nje gje s'pranuan .Te ishin armiq te popullit e te Komandantit te pergjithshem . Gabimet ne pune i pranuan por ato gabime kishin vetem nje burim .Orjentimet qe jepte KQ i PPSH.Vendimet ishinh kolegjale e jo si sot qe sejcili varet nga kembet e tij. Pa dashur te perserise ato qe jane thene e sterthene nga 1972 e deri me sot ,brezat qe u likujduan,gjate udheheqjes komuniste, ishin te motivuar politkishte per ti hapur rrugen nje brezi te sterlodhur nga diktatura . Por ne shqiptaret nuk i shpetuam metodave te organizimit komuniste . Shtetin pas likujdimit te kriptokomunistave e ndertuam me mbetjet me te keqija te se shkuar zogisto- komuniste . Metadat e likujdimit ,me nje korrupsjon te pa imagjinueshem si asnje here,e ndeshim perseri ne demokraci . Arsyet jane te ndryshme por thelbi eshte nje .Nuk u qendrojme me fanatizem analizave historike per te nxjerr shkaqet dhe arsyet e deshtimeve me politkat e ndjekura deri me sot .Loja e ngrenjes se kokave eshte edhe me e rrezikshme sot se sa ne te shkuaren .Si rezultat i kesaj metode qeverisje, sot populli s'ka me besim tek politka e shteti demokratik . Besimi si komb, per te ecur perpare ne boten e qyteteruar ,eshte demtuar rende sa brezat nuk e shohin veten e tyre ne atdheun Meme . Kenga e labe e kenduar gjate luftrave Ballkanike ,ska per tu tretur ne trashegimenin kulturore te popullit shqiptare, kur vriteshin apo likujdoheshin brezat e patriotet . Oooooo, oo.Tek ai ,more tek ai . Tek ai ,guri me vere .Ju trimat me shpate e pushke ne dore. Nje nga nje do shkoni te tere. Mallkim shekullor qe s'te le te ngesh koken latre e te ecersh perpara .
Dhe të mendosh sesi shqiptarët e qanë Enverin?! Nga kjo kupton se populli është bagëti. Enver krimineli, që iu zhduktë varri, nuk la komunist dhe njeri të ndershëm pa vrarë. I filloi krimet që gjatë luftës dhe vetëm kur e pa që vdekja po i vinte rrotull edhe atij, nuk pati më fuqi të priste koka të tjera. Lexova dje shkrimin për burgosjen dhe torturat e klikës Enver Hoxha - Koçi Xoxe ndaj intelektualit të shquar, patriot, përparimtar, luftëtar i Spanjës dhe i ushtrisë sonë Nacional - çlirimtare, shkrimtar dhe gazetar i rrallë dhe mu drodh mishi. Si mund të trajtohet një njeri në atë farë feje?! Enverizmi duhet të mallkohet edhe për 1 000 vjetët e ardhshëm.
Qe te tre myslyman ,,,rob te allahut u mprehshin ne paqe ,,,