Arsimi i lartë publik vijon të humbasë terren kundrejt atij privat, sa i takon numrit të studentëve, ndërsa problematika më e madhe që identifikohet është ajo e akreditimit pa kriter të programeve të studimit.
“Arsyet dihen pse ka studentë më pak, shpopullimi, emigracioni i madh po ashtu edhe problemet me arsimin në tërësi si edhe rritja dramatike e universiteteve private. Iu kanë dhënë të gjitha degët. Pra çdo universitet bën edhe inxhinieri, mjekësi, shkenca sociale e të gjitha me radhë..Kanë marrë edhe programet dy vjeçare, në asnjë vend të botës nuk jepet kurs kompjuteri në shkollë të lartë, vetëm në Shqipëri ndodh. Deri në këtë pikë e kanë çuar..“, tha Sandër Kovaçi, kryetar i sindikatës së punonjësve të universiteteve.
Ndërkohë, pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar tregu i punës, preferencat e të rinjve shqiptarë vijojnë të mbeten po ato. Fusha e studimit shëndet dhe mirëqenie ka njohur rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë.
“Këtu ndodh kjo që psh. për degën e infermierisë çdo universitet në rrethe e ka si degë, çdo privat e ka, dhe nga 300-400 kuota. Duket sikur po i përze vetë njerëzit drejt Gjermanisë, bëhet apo s’bëhet mësim atë se dimë por certifikatat që iu duhen, i marrin. Ato kuota shumë mirë mund të shpërndahen në degë të tjera..”, tha Kovaçi.
Referuar shifrave zyrtare, në vetëm një vit sistemi arsimor humbi të paktën 20 mijë nxënës dhe studentë./vizionplus.tv/
Eshte politika arsimore qe e shkaterrroi arsimin. Politikanet kane aksionet e tyre te universitetet private. Money-making business. Shqiptaret duan te marrin diplome pa vajtur ne univeritet. Shteti ka mbarur, korrupsion fund e krye.
U mbyllshin dhe ferra i mbuloftë komplet! Ky mallkim më del së thelli vetvetiu nga zhgënjimi dhe dëshpërimi i pashpresë, për këtë gjendje të universiteteve “shtetërore”, e cila po shkon keq e më kaq! Fajin e ka direkt Kryeministri dhe jo unë. Ai po cakton MINISTRESHA injorante e me plagjiaturë, që nuk kanë arsim për vete, jo më të dinë të drejtojnë Arsimin e Lartë me kompetencë profesionale, me program e strategji kombëtare si dhe përgjegjësi shtetërore shoqërore!
Pyetni dy shkallmuesit e arsimit te larte ne Shqipni: Dhori Kule Jorgaq Kacani Meta i vune minat arsimit. E mbushen me profesor mender dallkauke, thjesht te mbushnin xhepin e tyre. Kerma akademike. Plumbin e kane lak, ne vaske me acid te treten..