Denoncimi: Në azilet e Tiranës të moshuarit lidhen me zinxhirë, në Fier s'u japin bukë

3 Nëntor 2022, 21:40Sociale TEMA

Denoncimi: Në azilet e Tiranës të moshuarit lidhen me

Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me kushtet ç'njerëzore në të cilat mbahen të moshuarit në zilet e Shqipërisë, kryesisht në Tiranë e Fier.

Teksa komentonte dhunimin e të moshuarës në Pejë, Pirdeni tha gjatë një interviste televizive se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë. Ajo tha se në Fier i lënë edhe pa ushqime. 

“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë.

Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë, ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin. Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. 

Nuk është puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara,"- tha ajo.

 

8 Komente

  1. P
    Plehraaaaaaaaa arabe....

    Rrace perverse turkoshqipfolese keta jane talibat shqipfoles,nuk ka sesi te jete ndrishe, keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj.... allah uakbar

    1. t
      taso kume

      Po mir o po polici ka ky shtet i dhier per kontrolle.NJe dite te gjithe do plakemi dhe policet do plaken dhe mase kane fatin ti lidhin me zinxhire me preteksin se na bijen nga krevati.

      1. K
        Kosove

        U shplua edhe andej nga Shqiperia londineze. E shef Mero? E shef qe njesoj jemi, nje popull pa dallime. Prandaj duhet te bashkoheni, te gjitha Shqiperite bashke qe dhuna sic duhet!

        1. F
          Fisnik

          "Nxjerrë nji kashtë, dalin gjashtë!" Thotë populli.

          1. W
            Www

            Kjo duhet penalizuar për mosdenonvcm krimi.

            1. t
              tironci

              Po pse flet tani moj shoqja Mira pse si ke bere publike keto krime me heret.

              1. t
                tefiku

                Tani u kujtua zonja te flase.Eshte mbushur vendi me OJQ qe paguhen me rroga te medha dhe dalin e derdellisin nje here me 10 vjet.

                1. T
                  Tironci qytetar

                  U tha njehere para ca vitesh qe duhet te kene kamera te brendshme bile u tha do behet me ligj. Duhet me patjeter qe ne kopshtet cerdhet publike e private, shtepite e femijes, te kete kamera monitorimi ne cdo ambient te brendshem me perjashtim te banjove e dhomes ku nderron rrobat personeli, me patjeter te kete perndryshe kopshti e cerdhja te mos hapen derisa te vendosen kamera, cdo prind te kete te drejten e monitorimit. Kjo te behet e detyrueshme me ligj jo vetem per cerdhet e kopshtet e jetimoret por edhe per azilet shtepite e te moshuarve qendrat e te moshuarve. Duke ditur se cfare mostrash njerezore mund te punojne ne to e rasti i Pejes nuk eshte i pari, te behet me LIGJ DETYRIMI I MBAJTJES SE KAMERAVE MONITORUESE 24 ORE ne cerdhe kopshte shtepi femijesh azile qendra te moshuarve e te ngjashme me to, e kamerat te jene funksionale e te mirembahen rregullisht. Kjo mund te parandaloje raste te tilla e prinderit e te afermit te jene te qete ne njefare menyre.

                  Lini një Përgjigje