Deri 70 vjeç shofer i transportit publik? Ja çfarë thonë ekspertët

6 Korrik 2022, 16:30Sociale TEMA

Deri 70 vjeç shofer i transportit publik? Ja çfarë thonë

Mazhoranca në amendamentet që ka paraqitura në Kuvend për ndryshimin e Kodit Rrugor propozon ndër të tjera që mosha e lejuar për drejtuesit e e automjeteve të transportit publik të rritet nga 65 në 70 vjeç.

Por për ekspertët ky ndryshim mund të përbëjë rrezik dhe të ulë parametrat e sigurisë në rrugë.

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë se pas moshës 65 vjeçare fillon humbja e reflekseve në drejtimin e makinës.

Ndalur tek propozimet e tjera, eksperti i sheh si pozitive ndryshimet, sidomos ashpërsimin e kodit për shoferët që kanë më pak se 3 vite me leje drejtimi.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i propozuar nga socialistët në Kuvend është edhe zgjatja e afatit të vlefshmërisë së patentës nga 10 në 15 vjet. Për herë të fundit, Kodi Rrugor në Shqipëri u ndryshua në Qershor të 2021. Pjesa më e madhe e ndryshimeve u karakterizua tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan. 

2 Komente

  1. T
    TROPOJA

    Merni ju deputete per grate tuaja shofer 70 vjecar i keni me te sigurte. Te miren ja doni popullit, kur mendoni me keto tru qe keni. Turp tju vije.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      70 vjeç është mosh e thyer pasi mund ta zë gjumi në timon.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje