Dhjetor - Në Vlorë jetojnë vetëm të huaj dhe peshkatarë të inatosur!

2 Dhjetor 2023, 10:40Sociale TEMA
Dhjetor - Në Vlorë jetojnë vetëm të huaj dhe

Nga Ani Jaupaj

'Kam një vend në zemër ku fryn gjithmonë erë. Shkoj sa herë kam nevojë për paqe, qetësi. Është një vend brenda meje, por edhe jashtë. Atje duket deti. Pyes veten ç'kuptim kanë vendet pa det! Për çfarë shërbejnë?! Kujt i hyjnë në punë?!'

Fjalët e Lucio Dalës i përkasin pak të gjitha vendeve bregdetare, ndërsa ai ua kushton Napolit. Mirëpo, vendet me det duket se frymëzojnë vetëm ata që i merr malli, që nuk e kanë përherë në sy, vetëm brenda tyre.

Vlora në dimër është një prej shumë rasteve ku rrugët shkretohen jo më vonë se ora 18:00. Ka qenë kështu më parë, është kështu edhe sot. Vetëm se sot, në rrugë janë edhe ata që detin e kanë kurë. Të huaj! Italianët janë bërë pjesë integrale e komunitetit tashmë, por nuk janë vetëm ata.

Dyqanet e zbrazëta, në ditë si kjo, me erë, mbahen vetëm prej tyre. Shqiptarët e lidhin gjithmonë jetën me motin. Në një dyqan të vogël peshku, një vajzë gjermane, me një tapet fibre në shpinë që tregonte se duhet të ishte kthyer nga stërvitja në natyrë, po zgjidhte pak fruta deti. Po përpiqej t'i tregonte shitësit në anglisht se i duheshin vetëm pak, sa për një racion makarona që do t'i gatuante vetes.

Peshkatari, bashkë me ashpërsinë gjeografike e profesionale, as nuk kuptonte dhe as i interesonte se sa makarona do gatuante vajza, vetëm shihte i inatosur me erën që pengon lundrimin. Vajza e huaj që ishte ndër të paktat kliente e të gjithë pasdites, përpiqet të buzëqeshë, por asnjë shpresë! Le më pastaj të guxosh të pyesësh a është i freskët peshku?! Nuk të dihet e ardhmja.

Ca më tej, në markete të vegjël a të mëdhenj, në furra buke o biznese të tjera, atmosfera është ca më e butë, por klientët janë po ata, të huajt. Kryesisht i sheh të shëtisin vetëm dhe të blejnë pak gjëra. Ndoshta qëndrojnë pak ditë. Aq sa t'i mbushin sytë me det, por edhe të mos zbrazen nga nervozizmi i rrugëve të vetmuara të qytetit në dimër.

Pikëpyetja e shkrimtares japoneze Banana Yashimoto, se ku e gjejnë ekuilibrin njerëzit që jetojnë në vende pa det, nuk justifikohet, të paktën jo nëse u referohemi vendasve. (Dritare.net)

22 Komente

  1. s
    spata

    I thirni mendjes o vlonjat sa s'eshte vone .Malokerija do t'ju lere pa brek e do humbisni ,sic ikini humbur, bukurite prallore te Vlores .

    1. B
      Babo

      I kan humb breket me kohe . Un vlonjat jam vete . Me jeto ritme pas 20 viteve do behemi si Tiransit autoktone ne Tirane tani qe as me qiri si gjen dot .

    2. Y
      Ylli

      Vlora....me njerez trapa nuk ka ky vend. Te kesh pasuri natyre e te prodhosh idiotizem njerezor me shumice....vetem ne Vlore ndodh.

      1. P
        Pashai Turk

        Po o mutstermuti po, ka prodhuar Mira Muratin dhe Laura Mersinin. Shiko cilat jane dhe pastaj tu hash karin meshkujve vlonjate dhe pidhin femrave vlonjate.

      2. T
        Tani

        Zoteri , me jete artikull je non grata ne vlore, te tjerat besoj i kupton vete ,,,

        1. S
          Selfo Zeneli

          Duhet te shkruante dhe kjo idiote! Pa kuptim! Po vlonjatet ku jane? Eja te me takosh ti nxjerr syte si loqe qeni bushter! Vetem te huaj dhe peshkatar me doren ne kar! Buce

          1. P
            Pashai Turk

            Hallall Selfo bej. Kjo buce kaq meriton. Vjen e sheh nje apo dy dite ne Vlore dhe i duket vetja si kandidate per nobel ne letersi duke nxjerre perfundime filozofike e rrotkarizma te tjera. Qytetet turistike detare njesoj jane ne gjithe boten. Ne dimer ulet ndjeshem popullsia dhe nuk kane gjallerine e veres. Kjo na ben tablora e pershkrime qe te hapin barkun. Jo po ashpersi, pa ekuiliber, jo po peshkatar nervoz e derci e verci. Kur nuk ka pare robi eshte nervoz dhe shume i ashper thuaji gazetarkes. Nuk ka te beje me paralele e meridiane gjeografike.

          2. H
            Haka Tekizoti

            Autorja duket që vuan pasojat e një vetmie të thellë shpirtërore, e cila vendos se çfarë dhe si duhet t'i shohin sytë e saj gjërat, sendet, mjedisin e rrethanat. Është aq e tronditur shpirtërisht saqë nuk e ndjen dot jetën e vërtetë, që era nuk e ndalon dot po vetëm e zhvendos përkohësisht për t'u derdhur sërish me gjithë zhurmën e hareshme rrugëve, shesheve e kudo ku jeta merr e jep gjallëri. Sidoqoftë, ja, era do ndërpritet e ajo do ketë mundësinë të kurohet nga e vërteta.

            1. a
              astiri me det

              Artikull i shkruar bukur! Me ka qelluar te njoh vlonjate. Mund te them nder femrat dhe meshkujt me egon me te semure do jetojne ne Vlore. Egosite ne cmenduri, nje deshre per protagonizem bosh. Detin e kane te bukur, sa per qytetin besoj duhet te kete qene i bukur por tani ngjan si lagja Astir por me det.

              1. P
                Peja

                Me se e vertete Astiri. Egoiste dhe injorante te keqorganizuar apo hiq fare. Shume te pavetedijshem si shoqeri. Plaku plaka, vllau motra po paten ndonje femije dhe aty mbarone bota e vlonjatit. Ps. harrova dhe lekun. Popullate e pa integruar dhe informuar, ngelur ne vend. Jo qe s‘ka ndonje!

              2. R
                Radhima

                Ja ke fut kot po kot fare.Cuditem qe Dritare boton nje shkrim kaq idjot dhe pothuaj i qellimshem dhe keqdashes.Vlora nuk mbyllet ne 6 te darkes,kjo eshte genjeshter.Sa per ata Vlonjatet e Tiranes qe shajne Vloren neper komente i kane problemet me veten.

                1. V
                  Vlora Vlora

                  Një vështrim subjektiv.

                  1. R
                    Radhima

                    E ke pare vet,apo e ke me te degjuar..Shkrim shume banal,i pavertete dhe aspak prej gazetari.Duket si muhabet rruge.Ja ke fut kot motra.

                    1. S
                      Sadushi

                      Te gnithe Qytèten njesoi si Vlora Jan bere Por Veru Po shpergulet i gjithine Tiean eDurres nuk nne me vendas te vjen mall te degnoshe te flasin Durrsaksh jo per ghe por keni mallper djalektin tone me kuptoni mire u degnofshime

                      1. S
                        StudioE2

                        Te shkruash per Vloren duhet te jesh teper i sinqert mbase edhe pa' qen gazetare... Te pakten nje atom respekti nga ai sinqeritet i Getes kur i drejtohesh Napolit: "Shih napoli pastaj vdis"! Shqipria per fat te keq pjell kaq me shumic te "verber", si zonjeza ne fjal.

                        1. S
                          SHQIP

                          Ani Jaupaj, para se të shkruash bëj një kurs të gjuhës shqipe! Ti shkruan: " Fjalët e Lucio Dalës i përkasin pak të gjitha vendeve bregdetare, ndërsa ai ua kushton Napolit.”. O "gazetare” Duhet JA KUSHTON dhe jo ua kushton Napolit. Mjaft më me përçudnimin e shqipes!

                          1. M
                            M.Hajati

                            Kujdes nga dyndja e te huajve ne Vlore. Mund te kerkojne asociacionin.

                            1. m
                              mh

                              Kujdes nga dyndja e te huajve ne vlore.Do kerkojne asociacion.

                              1. I
                                Idioti

                                O gjoksi me vrime akoma Nuk e kuptuat kapitalizmin

                                1. k
                                  kirurg

                                  Sipas kësaj çupës, vlonjatët rrojnë me ajër. Nuk shkojnë më nëpër dyqane, as për bukë, as për peshk... Të paça mendjen!

                                  1. M
                                    Mondi Vlore

                                    Gjithe boten te me falin dhe me Vloren time nuk e nderroj. Kjo pipiricka do jete e zhgenjyer me ndonje vlonjat dhe ka dashur te nxjerr duftin! Mgjtht nuk ka gje se pema me kokrra qellohet, kush na ka inat te na rruaj bolet! Nuk jemi me te miret por me te mire nga vetje nuk bejme asnje!

                                    1. N
                                      Nje fjale

                                      Nje pershkrim me te meta.Nuk eshte thene qe ne nje dite te pazakonte te kete njeres apo grumbuj te tille qe te etiketosh se cfare behet ne qytet.Vlora eshte e bukur edhe e vaket, deti eshte pasqyre dhe treg pune e argetimi ndryshe nuk do kishte kaq italiane qe pleqerojne prej qetesise qe fal.Ata budallenj nuk jane moj zonje e pra ja ke fut kot po kot fare.

                                      Lini një Përgjigje