Dimër në prill? Pas dy javësh të nxehta temperaturat ulen deri në zero gradë

14 Prill 2024, 17:29Sociale TEMA

Dimër në prill? Pas dy javësh të nxehta temperaturat ulen

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit  nis me luhatje të mëdha të temperaturave. Moti nis të freskohet të hënën e 15 prillit, ndërsa e marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.

Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius . Mirëpo, sinoptikania e A2 CNN Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve. Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.

 

 

1 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Nga dita e martë nisin rreshjet e shiut, temperatura do ulen me 10 °C. Cikël i përvitshëm. Paqëndrueshmëria e motit do zgjasë rreth një javë. Titujt "bombastike" nuk kanë vlerë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje