Djegia e mbetjeve, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve në Elbasan

3 Korrik 2025, 08:27Sociale TEMA
Djegia e mbetjeve, tymi toksik vë në rrezik jetën e

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në landfillin e Elbasanit.

Edhe pse në sipërfaqe flakët janë shuar, zjarri vazhdon në thellësinë e të gjithë sipërfaqes.

Shtëllunga të mëdha tymi dalin vetëm në pjesën perëndimore te saj.

Mësohet se mbi sipërfaqe janë hedhur të paktën 10.000 m3 dhera, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve në sipërfaqe.

Zjarri në landfill është tashmë në ditën e tij të tretë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve me grimcat e dëmshme që lëshpohen në ajër.

Lini një Përgjigje