Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka kërkuar ndërprerjen e punës në ambientet e hapura.
Ai i bën thirrje qeverisë, duke thënë se veçanërisht duhet ndaluar puna në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.
“Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”- shkruan Braçe në statusin e tij.
Deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë.
Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një “cfilitje” dhe “vuajtje” për punëtorët.
“Ka mundësi që kompanitë, duke filluar nga ato të ndërtimit, të ndërpresin punën në orët e pikut të temperaturave të larta, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve?
Në rast se ato nuk e bëjnë këtë, a ka mundësi që Ministria e Ndërtimit, Ministria e Ekonomisë dhe mbi të gjitha Ministria e Shëndetësisë të marrin këtë vendim për mbrojtjen e punëtorëve”- vijon deputeti.
Ai në fund kërkon duke apeluar.
“Bëjeni! Nuk është një gjë kot, por mbrojtje e shëndetit të punëtorëve në punë”, përfundon Braçe.
Z. Brace, mjaft me llafe e shkrime ne gazeta. cfare ke bere prej kaq vitesh ne parlament. Bejeni ligj, ashtu si duhet e ku ta di une se nuk jam ... shume i shkolluar.
Ps-ja,si nje cirk palacosh, nga kllouni piktor deri te erion kacaveci, qe kur e la ajetollahu mbas liste per te konkuruar, fillo te lehte i pakenaqur.Mbas pak dikush i tha te mbyllte sqepin, dhe filloi ti lepihash ajetollahut dhe keshtu po vazhdon.
eshte e domosdoshme te nderpritet puna pas ores 12.Jam ing ndertimi kete shqetesim ja kam shprehur administratorit cdo dite dhe vetem pasi cuam nje punetor ne urgjenc per shkak te temp u bind per vetdm ditrn e neserme dhe me pas vazhdon me orar te plote.E sqarova nese ndodh dicka pergjegjesia eshte juaja dhe konsiderohet aksident ne pune.Pergjigja ishte jane parat e mia dhe dua te punojne 8 ore.Shteti duhet te nderhyje me ligj ti detyroj keta njerez qe nuk ju behet vone per shendetin e punetoreve
Kjo punë duhet rregulluar me ligj, të mos mbetet në (pa)mëshirë të punëdhënësve apo shefave!
Po per cilet puntor e ke fjalen a derezi ata punojne privat , ku ka ndertim shteti si dikur apo hidraulik apo elaktricist qe te vendosi kufizime apo qe tu gjenden qytetarieve ata jane vete kadi e vete myfti punojne per hesap te vete , edhe ti tju lutesh ata ste vijne ne kohe te vapes , apo flet si ajo shprehja me ka cu nana me la gojen dhe po mbron shendetin e puntoreve me u duk kola ne pune ??? Medet per ju qe perfaqesoni popullin ??? Eh Brace injoranti pa pik vizioni .
Mbrotja e Puntoreve eshte e sakte qe duhet nje vendim Qeverie... Por dele nje pyetje tjeter ! cfare po ben Drejtesia e re SPAK dhe Qeveria per te Arestuar njerezit pergjegjes qe u bene shkaktare per vrasjet e mbi 3000 veta ! gjate viteve 1990 e deri me sote !