Dom Gjergj Meta: Përgjegjësit e zjarreve do të japin llogari para Zotit

13 Gusht 2025, 12:43Sociale TEMA
Dom Gjergj Meta: Përgjegjësit e zjarreve do të japin llogari para

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, ka bërë një apel të ndjerë për të gjithë duke ju referuar situatës së zjarreve që kanë gjunjëzuar Shqipërinë gjatë 48 orëve të fundit.

Në thirrjen e tij, Dom Gjergj Meta thotë se shumica e zjarreve janë të qëllimshme dhe përgjegjësit do të japin llogari para Zotit për këtë krim.

Ai kërkon nga të gjithë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të marrin masa e veprime konkrete për të mos lejuar shkatërrimin e Shqipërisë.

Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit.

Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin nga shkatërrimi.

Edhe në emër të të gjithë ipeshkvinjëve, ju bëj thirrje nga zemra të gjithëve, individë dhe institucione, të përballemi me situatën me veprime konkrete, por sidomos me shqyrtimin e ndërgjegjes tonë, në mënyrê që të dalim nga këto situata e të mos krijojmë të tjera.

Përgjegjêsve ju them se një ditë do të japim llogari para Zotit. Askush nuk ia ka pa hajrin abuzimit me ambientin, shkatërrimit të tij, pasi është njëkohësisht edhe shkatërrimi ynë e i të ardhmes tonë mbi planet. Thirrini zërit të ndërgjegjes, ndaleni dorën tuaj! Dërguesit dhe dorasët kanë përgjegjësi njësoj para njerëzve e para Zotit.

Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave.

Zoti bekoftë çdokend që e ka për zemër ruajtjen e mjedisit, të gjithë ata që në këto ditë po luftojnë me zjarret e qoftë pranë të dëmtuarve nga flakët. Me shpresën se sadopak këto fjalë do të dëgjohen i uroj secilit paqe në zemër e dashuri për këtë vend, për Shqipërinë tonë, që e kemi shumë të shtrenjtë.

17 Komente

  1. P
    Prift, o prift ...

    Shkruajti edhe nje here tjeter i mençuri i dynjase. Prift leshi!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kur të japin hajdutët, të korruptuari, zaptuedit, trafikantët, tutorët e prostitucionit, kriminelët, etj.

      Përgjigjjuni
    2. b
      bashkimi per drejtesi

      jo more zotri së pari le të japin para kombit dhe shtetit se dëmi është tyre e pastaj nese ka vend edhe para zotit. Mos i leni krimet veq barrë zotit sepse drejtësi në jetë vdes.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Domethënë t'ia futim gjumit të qetë e t'i lëmë të bëjnë ç'të duan, se piromanët do t'i dënojë Zoti. Ky Domi kushedi ku jeton.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjoka

          Zoti do ti ndeshkoj! Por mire do te ishte sikur ti ndihmonim Zotit e ti ndeshkonim edhe ne populli e shteti

          Përgjigjjuni
          1. P
            Piro

            Bravo! Si përherë I përgjegjshëm.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Struga

              i nderuari ,Gjergj Meta,eshte mbi te gjitha nje njeri human te cilin e shqeteson ky shkaterrim ne kete mase te gjere.Prifti,ka zemer ka ndergjegje ndien dhimbje dhe nga fundi i zemres te tije,shpertjejne dhimbjet ,keshillat per sharlatanet e terbuar qe kurr nuk ju cfarosen keti populli keti kombi.Si nje njeri i kompletuar ,Dom Gjergj Meta keshillon keta te cmendur qe mos shenderrohen ne perbindesh te filmave vrases,te dhegin sic e thote vet i nderuari Dom Gjergj Meta,pasurite shtepite ,pronat te cilat jan blere jane ndertuar me shume mund dhe sakrifica..por fjala keshilla e urte ,per keta armiq nuk vlejn ,shteti duhet ti veri para ligjit..

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje i Moshuar

                O Dom Gjergj Meta , mire ja ke kenduar ti po ata skane frike BURGUN pale per zotin qe sduan tja dine ? Po fole me gjuhen e zotit me shume do i djegin , ligji dhe vetem ligji ? Pse nuk digjeshin fshatrat ne kohen e Enver Hoxhes ??? Kishte zot vendi dhe sejcili bente punen e vet , sabotatori gjithmone denohesh gje qe mungon SOT .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Paganus

                  Para cilit Zot? Zotit tend semit YHW?

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Unë jam Anas al Sharif...

                    I perndershmi zoti Meta, S'ju kemi degjuar kurrë te denoni ligjin 7501... Tym e flakë derisa prona te kthehet tek i Zoti...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Si te doni ! besoni apo Jo !

                      Gjithe secili qe nuk beson ! le te m os besoje qe Zoti denon apo jo ! Vetem kure tju ndodhin fatekeqesite ne juve vete apo familiareve te tuaj ! kthejeni njehere te mednuarit nese keni bere ndonej gabim ne jete ! dmth Zoti denon aqe forte sa tju tunde edhe qimet e kembes....

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Si te doni ! besoni apo Jo !

                        Gjithe secili qe nuk beson ! le te m os besoje qe Zoti denon apo jo ! Vetem kure tju ndodhin fatekeqesite ne juve vete apo familiareve te tuaj ! kthejeni njehere te mednuarit nese keni bere ndonej gabim ne jete ! dmth Zoti denon aqe forte sa tju tunde edhe qimet e kembes....

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Si te doni ! besoni apo Jo !

                          Gjithe secili qe nuk beson ! le te m os besoje qe Zoti denon apo jo ! Vetem kure tju ndodhin fatekeqesite ne juve vete apo familiareve te tuaj ! kthejeni njehere te mednuarit nese keni bere ndonej gabim ne jete ! dmth Zoti denon aqe forte sa tju tunde edhe qimet e kembes....

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Si te doni ! besoni apo Jo !

                            Gjithe secili qe nuk beson ! le te m os besoje qe Zoti denon apo jo ! Vetem kure tju ndodhin fatekeqesite ne juve vete apo familiareve te tuaj ! kthejeni njehere te mednuarit nese keni bere ndonej gabim ne jete ! dmth Zoti denon aqe forte sa tju tunde edhe qimet e kembes....

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Si te doni ! besoni apo Jo !

                              Gjithe secili qe nuk beson ! le te m os besoje qe Zoti denon apo jo ! Vetem kure tju ndodhin fatekeqesite ne juve vete apo familiareve te tuaj ! kthejeni njehere te mednuarit nese keni bere ndonej gabim ne jete ! dmth Zoti denon aqe forte sa tju tunde edhe qimet e kembes....

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vicidoli

                                Salehu ka aktivizua bandat, ka ndrrua strategji nga vendosja e tritolit ne shtyllat e tensionit larte tani ndezin zjarre per te ngrohe bythet e Sheqeres

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bajram Curr

                                  Salehu ben ate qe i thot Ramuti.

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje